LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi po përgatit një plan për të sulmuar Rusinë – pretendon presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko

Perëndimi po përgatit një plan për të sulmuar Rusinë – pretendon presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko

Perëndimi po harton plane strategjike për të sulmuar Rusinë dhe drejtimet e sulmit dihen.

Ky është pretendimi i radhës që vjen nga presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas “BelTA”, agjenci shtetërore e lajmeve e Republikës së Bjellorusisë, Lukashenko e bëri një deklaratë të tillë gjatë ceremonisë së mbajtur në Pallatin e Pavarësisë më 12 korrik për të nderuar të diplomuarit e shkollave ushtarake dhe oficerët e rangut të lartë.


Sipas mediumit në fjalë, Aleksandar Lukashenko tha: “Planet strategjike për të sulmuar Rusinë janë duke u zhvilluar kohët e fundit”.

“Presidenti i Federatës Ruse dhe unë diskutuam në detaje dje. Dhe drejtimi kryesor i sulmit do të kalojë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Historia po përsëritet”.

“BelTA” raportoi më herët se presidentët e Bjellorusisë dhe Rusisë biseduan me njëri-tjetrin në telefon më 11 korrik.

Aleati i Putinit mund të përballet me revoltën e oficerëve të tij kundër luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Aleati i Putinit mund të përballet me revoltën e oficerëve të tij kundër luftës në Ukrainë

Çështjet në lidhje me tranzitin e rajonit të Kaliningradit ishin një nga temat kryesore gjatë bisedës.

Përveç kësaj, presidentët vazhduan të diskutojnë “për mbrojtjen dhe sigurinë e dy vendeve në vazhdim të negociatave të mbajtura në Shën Petersburg në qershor”.

Një pretendim i tillë nga presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, vjen pak ditë pasi u raportua se ai mund të përballet me një revoltë nga oficerët e tij ushtarakë, pasi ata së fundmi shprehën kundërshtimin e tyre ndaj luftës ruse në Ukrainë.

Siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, oficerët e lartë të brigadës së pestë të Forcave Speciale i paralajmëruan në një letër të hapur Lukashenkos, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, kundër dërgimit të trupave për të luftuar në Ukrainë, duke përshkruar se një vendim i tillë është “vetëvrasje e pastër”.

“Duke hyrë në luftë kundër Ukrainës, Bjellorusia do të dëbohet nga komuniteti i shteteve të qytetëruara dhe do të jetë një i dëbuar ndërkombëtar për shumë vite në vijim”, shkruan oficerët ushtarakë.

Presidenti i Bjellorusisë: Nëse është e nevojshme edhe ushtria jonë mund të përfshihet në sulmin rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Presidenti i Bjellorusisë: Nëse është e nevojshme edhe ushtria jonë mund të përfshihet në sulmin rus në Ukrainë

Bjellorusia e ka lejuar Rusinë të stacionojë trupat e saj dhe të kryejë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në vend që nga fillimi i luftës, e cila filloi në fund të shkurtit.

Ndërkohë në maj, Bjellorusia nisi stërvitje në shkallë të gjerë të forcave të saj ushtarake për të testuar gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj, sipas ministrisë bjelloruse të mbrojtjes.

Ndryshe, siç ishte bërë e ditur, bjellorusët gjithashtu nuk e mbështesin luftën në Ukrainë, sipas një sondazhi të ri të publikuar nga Chatham House.

Sondazhi zbuloi se në qershor vetëm 23 për qind e njerëzve mbështetën Rusinë, krahasuar me 28 për qind në mars. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori