LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Paul Pogba rikthehet te Juventusi

Zyrtare: Paul Pogba rikthehet te Juventusi

Paul Pogba është rikthyer edhe zyrtarisht te Juventusi, pas pesë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United.

Mesfushori francez vendosi të largohet si futbollist i lirë nga Djajtë e Kuq dhe Juventus fitoi garën për të me skuadrat tjera të mëdha që shfaqën interesim.

29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër me të cilën do të qëndrojë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.


“Është zyrtare, Paul Pogba rikthehet me fanellën bardhezi”, ka shkruar shkurtimisht Juventusi duke publikuar videon e prezantimit të Pogbas.

Te Juventusi, Pogba ka zgjedhur fanellën numër 10 e cila deri më tani ishte bartur nga Paulo Dybala.

Reprezentuesi francez kishte qëndruar katër vite te Zonja e Vjetër nga 2012 deri më 2016.

Pogba me fanellën bardhezi kishte zhvilluar 177 ndeshje zyrtare ku shënoi 34 gola e asistoi në 40 të tjerë.

Mesfushori pritet t’i ndihmojë shumë Zonjës së Vjetër drejt arritjes së objektivave që janë të rikthehen te trofetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

France Football prodhon gabime të mëdha në publikimin e të nominuarëve për Topin e Artë

Bundesliga
Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

Pas kryebashkiakut të Madridit, edhe qeveria e Spanjës i reagon Vinicius Juniorit për komentet rreth racizmit

La Liga
Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Toni Kroos ‘vjedh’ gjithë vëmendjen me kërkesën gazmore për lojtarët e Real Madridit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori