LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq i reagon Kusarit: Bëjeni Asociacionin

Petkoviq i reagon Kusarit: Bëjeni Asociacionin

Kryenegociatori palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta.

Të dielën e 10 qershorit janë zhvilluar një mori replikash midis shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kryenegociatorit të palës serbe në dialog, Petar Petkoviq.

Drejtuar Petkoviq-it, deputetja e pozitës, i ka dërguar një mesazh duke ia kujtuar atij se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me Serbinë. Kjo vetëm me njohje reciproke.


Pas kësaj deklarate, ka reaguar Petkoviq, i cili në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia nuk janë të barabarta.

Sipas tij, në dialog marrëdhënia midis dy palëve është “asimetrike”.

Kjo sepse, siç ka theksuar Petkoviq, Serbia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kurse Kosova jo.

Ai shtoi se kjo gjë “e tillë do të mbetet”.

“Le ta nisim prej fillimi, Mimoza Kusari-Lila, sepse ju nuk kuptoni asgjë. Dialogu nuk ka të bëjë me dëshirat dhe ëndrrat e juaja, por për normalizim të marrëdhënieve, të bazuar në vendimin e OKB-së nga viti 2010. Në dialog, marrëdhënie jonë është asimetrike sepse vetëm Serbia është anëtare e OKB-së dhe ashtu do të mbetet. Dhe tani, pak realitet – formojeni Asociacionin e Komunave serbe”, ka shkruar Petkoviq.

Kusari, Petkoviqit: Kurdo që Serbia është e gatshme për njohje, të lajmërojë
Lexo po ashtu Kusari, Petkoviqit: Kurdo që Serbia është e gatshme për njohje, të lajmërojë

Ndryshe, deklarata e deputetes së VV-së, erdhi pasi Petkoviq kishte thënë se Kosova nuk dëshiron të dialogojë.

“Kur Mimoza Kusari-Lila thotë se kompromisi me Serbinë është i pamundur, do të thotë se Kosova nuk do të dialogojë” kishte shkruar në Tëitter, Petkoviç.

Tutje, Petkoviç ka thënë se “e vetmja alternativë ndaj dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, dhe ajo është çfarë dëshiron Albin Kurti. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Kosovës”.

Republika e Kosovës kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa këtë kërkesë poashtu e ka përkrahur Parlamenti i Evropian, nëpërmjet një rezolute ku kërkojnë që dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i “bazuar në njohje të ndërsjellë” dhe jo siç po pretendon Serbia që të këtë vetëkompromis.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori