LAJMI I FUNDIT:

Kusari, Petkoviqit: Kurdo që Serbia është e gatshme për njohje, të lajmërojë

Kusari, Petkoviqit: Kurdo që Serbia është e gatshme për njohje, të lajmërojë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar kryenegociatorit të palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

Në një postim në Twitter, tha se kurdo që Serbia është gati për njohjen, të lajmërojë, pasi Kosova, është gati.


“Kur të jeni gati, Petar Petkoviq, për një marrëveshje të bazuar në njohje të ndërsjellë, siç u ka thënë Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, dhe Parlamenti Evropian, na tregoni, ne jemi gati”, ka shkruar në Twitter, Kusari.

Kusari këtë reagim e ka bërë pasi kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, kishte thënë se Kosova nuk dëshiron të dialogojë.

“Kur Mimoza Kusari-Lila thotë se kompromisi me Serbinë është i pamundur, do të thotë se Kosova nuk do të dialogojë” kishte shkruar në Twitter, Petkoviq.

Sipas tij, e vetmja alternativë ndaj dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, dhe ajo është çfarë dëshiron Albin Kurti.

“Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Kosovës”, tha ai.

Kosova kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa këtë kërkesë poashtu e ka përkrahur Parlamenti i Evropian, nëpërmjet një rezolute ku kërkojnë që dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i “bazuar në njohje të ndërsjellë” dhe jo siç po pretendon Serbia që të këtë vetëkompromis.

Kryeministri Albin Kurti kishte thënë se nocioni ‘Kompromis’ në fjalorin e tij politik nuk ekziston, dhe ka sqaruar se të gjitha kompromiset janë shpenzuar me pranimin e Planit të Ahtisaarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori