LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i personave që preken nga infarkti në Kosovë – gjashtë pacientë në ditë, në mesin e tyre edhe 30-vjeçarët

Rritet numri i personave që preken nga infarkti në Kosovë – gjashtë pacientë në ditë, në mesin e tyre edhe 30-vjeçarët

Numri i pacientëve që preken nga infarkti në Kosovë është rritur ndjeshëm. Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në tre muajt e fundit kanë kërkuar ndihmë 561 pacientë me infarkt ose 6 pacientë në ditë. Kjo sëmundje po prek dhe 30-vjeçaret, pavarësisht se është me e përhapur tek moshat e shtyra. Si shkak për rritjen e numrit të personave me atak kardiak dyshohet se është edhe COVID-19 por edhe i nxehti.

Që nga fillimi i këtij viti, mbi 3 mijë pacientë kanë qenë të shtrirë në këtë klinikë si pasojë e sulmeve kardiake dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare, ndërsa mbi 100 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientet që trajtohen më së shumti nga sulmet kardiake janë ata mbi moshën 60-vjecare, mirëpo nuk përjashtohen edhe të rinjtë. Ndërsa problem në Klinikën e Kardiologjisë mbetet mungesa e shtretërve.


Fisnik Hima, kardiolog në QKUK thotë se ka rritje të numrit të rasteve me infarkt, pasi që ka pranime të pacienteve nga e gjithë Kosova.

“Në tre muajt e fundit të këtij viti, kemi pas gjithsej 561 pacientë me infarkt akut të miokardit që i bie që kanë qenë rreth 187 pacientë në muaj me infarkt, pra gjashtë apo shtatë pacientë me infarkt në ditë. Sa i përket gjashtë muajve të vitit 2022, kemi pas pacientë me ditë të mjekimit, gjithsej ditë mjekimi 13,339 ditë, të shtrirë i kemi pas 3,009 pacientë, përfshirë edhe pacientet me sëmundje të tjera kardiovaskulare. Si dhe për gjashtë muaj numri i pacienteve fatkeqësisht të vdekur ka qenë 105 pacientë. Dita-ditës po kemi rritje të numrit të pacienteve me infarkt sepse kemi pranime të pacienteve nga të gjitha rajonet e Kosovës”, theksoi Hima në një intervistë për KosovaPress.

Ai ka thënë se kanë nevojë për numër më të madh të shtretërve.

“Kemi një kapacitet prej 75 shtretërve në Kliniken e Kardiologjisë për momentin, që do të thotë që kemi akoma nevojë për një numër më të madh të shtretërve, sepse rritja e pacienteve me infarkt akut të miokardit por edhe me sëmundje të tjera kardiovaskulare është në rritje e sipër, dhe krahasuar me vitin e kaluar kemi pas rritje me të madhe… Ndoshta në muajt e verës rritet pak numri për shkak të nxehtësisë së madhe që mbretëron në trevat tona”, tha ai.

Sipas tij, gjinia mashkullore ka qenë më e takuar me sulme kardiake. Të përfshirë në sulme kardiake janë edhe personat në moshë të re, si dhe nga personat të cilët në dukje janë të shëndetshëm, mirëpo mund t’u ndodhë një sulm kardiak i papritur, i cili mund të rezultojë edhe me vdekje.

“Infarkti prek të gjitha moshat, pa kursyer të dy gjinitë. Ndoshta gjinia mashkullore ka qenë pak më e shumë e atakuar sesa gjinia femërore… Kemi pas numër më të madh të rasteve te pacientët mbi moshën 65-vjeçare, mirëpo nuk do të thotë që nuk po kemi raste edhe të pacienteve të rinj, kemi edhe pacient të moshës 30 apo 35-vjeçare që vinë me infarkt akut të miokardit. Pacientët që vijnë me infarkt akut të miokardit nuk do të thotë që vinë me dhimbje, kemi pacientë që vijnë edhe pa dhimbje gjoksi, por edhe kanë përjetuar infarkt të miokardit. Zakonisht këta pacientë i nënshtrohen procedurave të kornografisë urgjente dhe disa prej tyre stentohen, disa prej tyre mbesin për ri-vaskularizim kardiokirurgjik. Por ndodhë që edhe pas infarktit akut të miokardit shumica e pacienteve ndihen mirë, por ka edhe raste kur kemi përkeqësim të gjendjes”, tha ai.

Ndërkaq, ai në rritjen e numrit të rasteve mund të këtë ndikuar edhe COVID-19, porse ende nuk ka të dhëna të sigurta që e mbështesin këtë tezë.

“Numri më i madh është rritur, ndoshta mund të ketë ndikuar pak edhe COVID-19, mirëpo nuk jemi të sigurt për atë, ende nuk kemi të dhëna te sigurta se a ka ndikuar apo jo, mirëpo do të thotë ka ndikuar po ashtu si duket edhe kushtet atmosferike”, tha ai.

Në fund, ai ka shtuar se me kontrolle të shpeshta dhe të rregullta të kardiologu, pacientet mund të bëjnë parandalimin e infarktit. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori