LAJMI I FUNDIT:

Lavrov nuk mundi t’i përballonte kritikat, largohet nga salla e samitit të G20

Lavrov nuk mundi t’i përballonte kritikat, largohet nga salla e samitit të G20

Kryediplomati rus, Sergey Lavrov u largua nga takimi me ministrat e jashtëm të G20-së në Indonezi, ndërsa fuqitë perëndimore kritikuan Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

Uashingtoni dhe aleatët dënuan sulmin e Rusisë përpara se Ministri i Jashtëm, Lavrov të përballej me atë që Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken i quajti një breshëri kritikash perëndimore ndaj shtetit rus.


“Ajo që ne kemi dëgjuar sot tashmë është një kor i fortë nga e gjithë bota… për nevojën për t’i dhënë fund agresionit”, tha Blinken nga takimi në ishullin turistik të Bali, raporton ap.

Blinken dhe Lavrov u bashkuan me kolegët për bisedime njëditore në takimin e tyre të parë që nga shpërthimi i luftës, me mikpritësin që u tha menjëherë se konflikti duhet të përfundojë përmes negociatave.

Por, diplomati rus  u largua nga takimi i mëngjesit ndërsa homologia gjermane, Annalena Baerbock kritikoi Moskën për pushtimin e saj, thanë diplomatët.

Sekretari amerikan shmangu një takim me Lavrovin dhe në vend të kësaj akuzoi Rusinë për shkaktimin e një krize globale ushqimore, duke kërkuar nga Moska të lejojë dërgesat e grurit nga Ukraina e goditur nga lufta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori