Simptoma e COVID-19 që ka më shumë gjasa të shfaqet te personat e vaksinuar plotësisht
Deri më tani, rritja e rasteve nuk është përkthyer në vdekje, por pranimet në spital janë në rritje të vazhdueshme.
Shifrat e larta të vaksinimeve padyshim që ndihmojnë në frenimin e valës aktuale, por simptomat mund të shfaqen ende tek ata që janë plotësisht të vaksinuar.
Studimi Shëndetësor ZOE, i cili monitoroi lëvizjet e pandemisë përmes njohurive nga miliona përdorues në aplikacionin e tij, zbuloi se një simptomë e COVID-19 ishte më e zakonshme në mesin e të vaksinuarve plotësisht.
Ekipi i ZOE vuri re se njerëzit që ishin vaksinuar dhe më pas rezultuan pozitivë për COVID-19 kishin “më shumë gjasa” të raportonin teshtitjen si një simptomë në krahasim me ata që nuk kishin vaksinim të plotë.
Në dritën e këtij këndvështrimi, ekipi i ZOE këshilloi: “Nëse jeni vaksinuar dhe filloni të teshtitni shumë pa shpjegim, duhet të bëni një test coronavirusi, veçanërisht nëse jetoni ose punoni pranë njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja”.
Është e rëndësishme të theksohet se më pak simptoma u raportuan në aplikacionin ZOE gjatë një periudhe më të shkurtër kohore nga ata që kishin bërë tashmë një vaksinë, duke sugjeruar se ata po sëmureshin më pak seriozisht dhe po përmirësoheshin më shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe