LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Mbappe përplasen për të ardhmen e Neymarit në PSG

Messi dhe Mbappe përplasen për të ardhmen e Neymarit në PSG

Dy yjet kryesore të Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe thuhet se janë përplasur në lidhje me të ardhmen e bashkëlojtarit te tyre brazilian, Neymar Jr.

Mbappe së fundmi rinovoi kontratën e tij me PSG-në deri në verën e vitit 2025, duke refuzuar publikisht Real Madridin për ta bërë këtë.


Shumë besojnë se vendimi i tij për të qëndruar i ka dhënë atij fuqi të paprecedentë në mesin e sulmuesve në Parc des Princes dhe kanë pohuar se një nga veprimet e tij të para është të detyrojë Neymar të largohet.

PSG i ofron Mbappes që të jetë pronari i projektit të tyre sportiv, klubi do ta lejojë atë të ndryshojë trajner dhe të transferojë lojtarë
Lexo po ashtu PSG i ofron Mbappes që të jetë pronari i projektit të tyre sportiv, klubi do ta lejojë atë të ndryshojë trajner dhe të transferojë lojtarë

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Messi dhe Mbappe janë përplasur për të ardhmen e bashkëlojtarit të tyre te Paris Saint-Germain, Neymar Jr.

I pari dëshiron që braziliani të qëndrojë në Parc des Prince, ndërsa i dyti beson se do të ishte më mirë të largohej.

‘A është Neymar pjesë e projektit të ri’ – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG
Lexo po ashtu ‘A është Neymar pjesë e projektit të ri’ – Al Khelaifi nuk jep siguri për qëndrimin e brazilianit te PSG

Megjithatë, pavarësisht se çfarë dëshiron PSG, kuptohet se është shumë e vështirë për Neymar që të largohet nga klubi francez.

Kontrata e tij është në fuqi deri në verën e vitit 2027 dhe do të ishte shumë e shtrenjtë të ndahej me të – ai fiton 32 milionë dollarë në sezon. Forma e 30-vjeçarit nuk e bën më atë tarifë aq të vlefshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori