LAJMI I FUNDIT:

PSG i ofron Mbappes që të jetë pronari i projektit të tyre sportiv, klubi do ta lejojë atë të ndryshojë trajner dhe të transferojë lojtarë

PSG i ofron Mbappes që të jetë pronari i projektit të tyre sportiv, klubi do ta lejojë atë të ndryshojë trajner dhe të transferojë lojtarë

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar sulmuesit Kylian Mbappe të jetë pronar i projektit të tyre sportiv dhe të marr vendime mbi gjëra të caktuara të klubit.

Gjigantët francezë po tentojnë të bëjnë të gjitha çfarë kanë në duart e tyre për të mbajtur yllin e tyre të çmuar, duke paraqitur edhe një paketë gjigante financiare.


Ata i kanë ofruar atij katër milionë funte në muaj për të mos përmendur një nënshkrim masiv me një tarifë prej 100 milionë funtesh.

Mediat franceze shkruajnë se Mbappe ka vazhduar me PSG-në për dy vite, por nëna e lojtarit e mohon
Lexo po ashtu Mediat franceze shkruajnë se Mbappe ka vazhduar me PSG-në për dy vite, por nëna e lojtarit e mohon

Raportet e reja sugjerojnë se PSG tani i ka ofruar superyllit 23-vjeçar që të jetë pronar i projektit të tyre sportiv.

Është EduAguirre i mediumit El Chiringuito, ai i cili pretendon se PSG do ta lejojë Mbappen të ndryshojë trajner dhe të vendosë për lojtarët që dëshiron.

Oferta e raportuar është një lëvizje mahnitëse për të mbajtur Mbappen në PSG mes spekulimeve intensive të transferimeve që e lidhin atë me Real Madridin.

Ai mendohet të jetë i etur për të ndryshuar skuadrën, me raporte të mëtejshme që pretendojnë se ai ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët spanjollë.

Megjithatë, Mbappe nuk ka nënshkruar ende dokumentet me kampionët e La Ligës dhe PSG ende po përpiqet ta bindë atë të ndryshojë mendje.

Duke folur në ceremoninë e laureatëve francezë të dielën, ku ai fitoi çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ në Ligue 1, fituesi i Kupës së Botës tha se një vendim për lëvizjen e tij do të shpallej përpara se të bashkohej me ekipin kombëtar për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin qershor.

Mbappe tashmë ka një afat kur e kumton të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Mbappe tashmë ka një afat kur e kumton të ardhmen e tij

“Nuk mund të them për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt… është pothuajse e vendosur. Ky nuk është momenti i duhur, por po, po… vendimi im është pothuajse i përfunduar”, deklaroi Mbappe.

Mbappe ka qenë në PSG që nga viti 2017 pas lëvizjes së tij nga AS Monaco. Ai ka qenë jashtëzakonisht produktiv, duke shënuar 168 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori