LAJMI I FUNDIT:

Dy mbrojtësit e Liverpoolit luftojnë për të thyer rekordin dhe shkruar historinë e Ligës Premier sezonin e ardhshëm

Dy mbrojtësit e Liverpoolit luftojnë për të thyer rekordin dhe shkruar historinë e Ligës Premier sezonin e ardhshëm

Leighton Baines aktualisht mban rekordin e Ligës Premier për më shumë asistime nga një mbrojtës, por dy mbrojtës të Liverpoolit tashmë janë shumë afër këtij rekordi dhe mund të shkruajnë histori me vendosjen e një rekordi të ri.

Trent Alexander-Arnold është në garë, por partneri i tij nga krahu i majtë, Andy Robertson aktualisht është më përpara në këtë garë.


Robertson ka regjistruar 49 asistime për Liverpoolin dhe Hull Cityn në divizionin elitar të Anglisë, Ligës Premier, apo vetëm katër më pak sesa 53 asistimet e Baines.

Skocezi ka regjistruar 5, 11, 12, 7 dhe 10 asistime në ligë në pesë sezonet e tij me Liverpoolit, teksa bëri edhe katër asistime te Hull City përpara transferimit të tij të volitshëm në vitin 2017 në Anfield.

Alexander-Arnold ndërkohë ka 45 asistime në Ligën Premier në emër të tij, por ka shumë vite përpara dhe forma e tyre mund të bëjë që ky rekord të arrihet shpejt.

Do të jetë një betejë e ashpër mes dy mbrojtësve të Liverpoolit për të parë se kush do të fitojë garën me 54 asistime në emrin e tij në Ligën Premier.

Mënyra në të cilën Jurgen Klopp i ka vendosur mbrojtësit e tij të krahut që nga transferimi në futbollin anglez, ka qenë asgjë më pak se revolucionare.

Alexander-Arnold dhe Robertson kanë prodhuar numra dyshifror në çdo sezon për Reds, së fundmi.

Tifozët e Liverpoolit do të shpresojnë që dy superyjet e tyre të krahut të mund të mbeten pa lëndime edhe për një sezon tjetër dhe ta thyejnë rekordin e Baines, i cili mbrojti për shumë vite ngjyrat e rivalit të tyre të urryer, Evertonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori