LAJMI I FUNDIT:

Scholz: Gjermania është e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

Scholz: Gjermania është e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën

Gjermania është e gatshme të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe vetë procedura po diskutohet brenda organizatës G7, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Bundestag, ai theksoi se “çështja se si mund të organizohet është duke u shqyrtuar nga vendet anëtare të G7, si dhe cili prej anëtarëve është i gatshëm t’i japë këto garanci. Gjermania është një prej tyre”, theksoi ai.

Siç shpjegoi i pari i qeverisë gjermane, garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk mund të jenë analoge me dispozitat e nenit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për mbrojtjen kolektive të NATO-s, raporton focus.de.


Ato duhet të përshtaten sipas situatës specifike. Scholz shtoi se kjo temë është duke u diskutuar me Kievin, por se “është larg të qenit një proces i përfunduar”.

Përveç Gjermanisë, në organizatën G7 bëjnë pjesë edhe Italia, Japonia, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulmet drejt caqeve të ndryshme në shtetin ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori