Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se mirëpret vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, që obligon bizneset e gastronomisë, të cilat furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik, të shërbejnë ujë nga çezma për klientët.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku në një përgjigje me shkrim për Telegrafin tha se ky vendim e rritë rëndësinë e ujit, “i cili është 100 për qind i sigurt për pije”.
“Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës që konsumatorëve të gastronomisë t’u ofrohet gotë me ujë nga çezmat/krojet e tyre, për ata që janë të kyçur në ujësjellës publik, është më se i mirëpritur nga ne, ngase kjo e shton edhe rëndësinë e ujit i cili trajtohet në tre impiante – Shkabaj, Albanik dhe Badoc – dhe është 100 për qind i sigurt për pije”, thotë Mjekut.
Sa i përket borxheve nga konsumatorët, ajo tha se janë të mëdha dhe se sektori i amvisërisë është më problematiku.
“Realisht borxhet përgjithësisht janë të mëdha, ka shumë gastronomë që janë shumë të rregullt në pagesa të shërbimeve të ujit, madje duke cilësuar që disa prej tyre janë edhe në parapagim, por prapë ka shumë prej tyre që edhe nuk janë të rregullt me pagesën e faturave të ujit”, theksoi ajo për Telegrafin.
“Vlen të ceket se me sektorin e amvisërisë/shtëpiak kemi më së shumti probleme, për shkak që një pjesë e madhe e tyre nuk paguajnë faturat e ujit me rregull, andaj edhe janë krijuar borxhe të mëdha ndër vite”, deklaroi Mjeku.
Tutje, ajo bëri të ditur se borxhi total i të gjitha kategorive, për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është afro 50 milionë euro. Mbi 40 milionë euro është borxhi nga sektori i amvisërisë, ndërsa nga bizneset e vogla dhe ato të mëdha është mbi 7 milionë euro.
“Mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha, ku këtu një pjesë i takon edhe sektorit të gastronomisë. Sa i përket institucioneve tha se borxhi total është 300 mijë euro”, tha Mjeku.
Mjeku po ashtu ka folur edhe për nivelin e ujit në Liqenin e Batllavës dhe atë të Badocit.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”, shtoi ajo.
Në fund, Mjeku apeloi te konsumatorët që ta shpenzojnë racionalisht ujin, pasi siç tha, dje dhe sot po keqpërdoret me të madhe.
“Me ç’rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë”, përfundon ajo.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës që lokalet e gastronomisë të cilat furnizohen nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë falas për klientët, ka nxitur reagime të ndryshme.
Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë thënë se më këtë vendim, “Qeveria ka cenuar pavarësinë e gastronomëve dhe të pjesës tjetër të sektorit të hotelerisë e turizmit, duke shkelur parimet e ekonomisë së lirë të tregut, por edhe duke mos e respektuar lirinë dhe integritetin personal të gastronomëve, hotelierëve dhe pronës së tyre”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/energy_price_tlg-780x439-1.jpg)
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130X635-3-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/musk-780x439.jpg)
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër