25 milionë denarë shtesë ose rreth 400 mijë euro janë siguruar me amendamentet e inkorporuara në ribalancimin e buxhetit për këtë vit. Këto para, siç njofton Ministria e Financave, i referohen projekteve në shëndetësi, mjedis dhe infrastrukturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria në seancën e sotme miratoi ribalancimin plotësues të Buxhetit, në të cilin si të hyrat ashtu edhe shpenzimet janë rritur në krahasim me parashikimet fillestare për ribalancimin.
“Paratë e siguruara me pranimin e amendamenteve në seancën komisionere në Kuvend janë për zgjidhjen e problemit me deponinë industriale në Jugokrohm, sigurimin e mjeteve për mamografi për spitalet në Strumicë dhe Negotinë, pastrimin e shtratit të lumenjve Vardar dhe Treska, rikonstruksioni i urës së Moroishkit dhe ndërtimi i rrethrrotullimit, dokumentacioni i projektit për qendrën kulturore në Çegran”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Me ribalancimin, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.2 për qind e nxitur nga konsumi i brendshëm, i cili pritet të shënojë rritje prej 3.3 për qind.
Investimet bruto pritet të rriten me 5 për qind, ndërsa përveç shpenzimeve kapitale buxhetore, kontribut përkatës pritet edhe nga investimet private.
Ribalancimi i plotësuar është kthyer në Kuvend, por tani për tani në faqen e Kuvendit nuk kanë caktuar seancë për ribalancimin e buxhetit.
Nga ana tjetër qytetarët presin që të përfundojë procedura me ribalancimin, për të parë se çfarë pakete masash antikrizë do të propozojë qeveria. Qeveria ka paralajmëruar ndihmë të re për qytetarët e prekur nga rritja e çmimit të produkteve ushqimore bazë dhe energjisë. Por siç thonë autoritetet, masat e reja do të pasojnë pas miratimit të ribalancimit të Buxhetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron