LAJMI I FUNDIT:

Kessie zbulon arsyen pse zgjodhi Barcelonën para ofertave të tjera

Kessie zbulon arsyen pse zgjodhi Barcelonën para ofertave të tjera

Milani falënderoi Franck Kessie në mediat sociale pas largimit të tij, ndërsa lojtari që kaloi te Barcelona, tregoi se Xavi luajti një rol vendimtar në lëvizjen e tij në Camp Nou.

Ish-ylli i kuqezinjve iu bashkua katalanasve si transferim i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Milanin. Barcelona konfirmoi nënshkrimin e tij të hënën, duke zbuluar se Kessie tani ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro.


Kessie refuzoi disa oferta për zgjatje të kontratës nga gjigantët e Serie A dhe nënshkroi kontratën e tij me Barcelonën në mars.

“Është një mundësi e shkëlqyer. Unë me të vërtetë dua të filloj dhe të bëj më të mirën për këtë ekip”.

“Kur një trajner i madh si Xavi [Hernandez] ju thërret, i cili ka qenë një lojtar i madh, ju e shihni se të gjitha përpjekjet ia kanë vlejtur”.

“Mezi pres të filloj të punoj me të dhe shokët e skuadrës”, ka thënë Kessie për Mundo Deportivo.

Kessie shënoi 37 gola në 223 paraqitje me Milanin, duke fituar Scudetton në vitin e tij të fundit në klub.

Ai është një nga katër lojtarët e Milanit që u larguan nga kuqezinjtë në fund të kontratave të tyre gjatë vitit të kaluar. Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu u larguan nga klubi falas në verën e vitit 2021, të ndjekur nga Kessie dhe Alessio Romagnoli këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori