LAJMI I FUNDIT:

Ademi takoi kreun e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë

Ademi takoi kreun e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qëndruar sot (e hënë) për vizitë në Federatën e Futbollit të Turqisë, ku është takuar me presidentin e sapozgjedhur të kësaj federate, Mehmet Buyukeksi.

Gjatë këtij takimi, kreu i FFK-së e uroi homologun e tij për mandatin e fituar në krye të futbollit turk, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në këtë pozitë.


Vizita e presidentit Ademi ishte e para që iu bë Federatës turke nga një president federata pas zgjedhjes së presidentit të ri. Krerët e të dyja federatave diskutuan për bashkëpunim, duke pasur parasysh se Federata turke ka qenë në vazhdimësi në përkrahje të FFK-së dhe ranë dakord që edhe në të ardhmen të ketë partneritet të frytshëm dhe Turqia të vazhdojë mbështetjen e saj në të gjitha format për futbollin e Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Ademi: Futbolli ynë tashmë është në nivel tjetër
Lexo po ashtu Kryetari i FFK-së, Ademi: Futbolli ynë tashmë është në nivel tjetër

Po ashtu, kreu i FFK-së i bëri ftesë homologut të tij që vizitën e parë jashtë vendit ta bëjë pikërisht në Kosovë, të cilën Buyukeksi e mirëpriti. I pari i futbollit kosovar pati një takim të veçantë edhe me sekretarin e përgjithshëm të kësaj federate, Kadir Kardas, ku u diskutua rreth bashkëpunimit si dhe organizimit të shkuarjes së personelit të FFK-së në Federatën turke, për të krijuar idenë dhe formën se si është duke punuar kjo federatë në sektorë të ndryshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëjë përparime të dukshme.

Të dy krerët e Federatës turke e pritën ngrohtësisht presidentin Ademi dhe i miratuan kërkesat dhe idetë e tij për ta mbështetur futbollin e Kosovës. Gjithashtu, u diskutua edhe për futbollistët kosovarë të cilët po aktivizohen në klubet turke, me ç’rast kreu i FFK-së u nda shumë i lumtur për fjalët e mira që dëgjojë dhe për faktin që ata po tregohen shembull për të mirë në futbollin turk.

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori