LAJMI I FUNDIT:

Edvin Kuc: Ndaj Zalgiris, Ballkani prezanton Kosovën dhe normalisht presim numër të madh të tifozëve

Edvin Kuc: Ndaj Zalgiris, Ballkani prezanton Kosovën dhe normalisht presim numër të madh të tifozëve
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, deklaroi para mediave se janë përgatitur maksimalisht për sfidën ndaj Zalgiris në Ligën e Kampionëve dhe presin rezultat pozitiv.

Ai po ashtu u bëri thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen e nesërme (e martë) që fillon nga ora 20:00.


“Po, patjetër, ne diskutojmë këto. Kemi një muaj përgatitje para kësaj loje, kemi folur me shokët, siç tregoi trajneri se kjo është hera e parë për disa lojtarë në kualifikime të Ligës së Kampionëve”, citon KP fjalët e mesfushorit.

Daja: Zalgiris ka përvojë në garat evropiane, por Ballkani është përgatitur të japë më të mirën
Lexo po ashtu Daja: Zalgiris ka përvojë në garat evropiane, por Ballkani është përgatitur të japë më të mirën

“Sigurisht që presim një lojë shumë të fortë kundër një kundërshtari i cili ka kualitet, i cili ka dominuar jo vetëm këto vite në kampionatin e Lituanisë, por edhe vitin e kaluar”.

“Nesër e shohim a do të marrim rezultat pozitiv, siç e tha trajneri se ne nuk do të rrëzohemi… Besoj që po vijnë nesër. Për ‘Gjebrailat’ pa diskutim se vijnë një numër i madh dhe besoj që vijnë jo vetëm njerëzit prej Suharekës, sepse Ballkani nesër prezanton jo vetëm Suharekën, prezanton Kosovën edhe normalisht presim numër të madh të tifozëve”, ka theksuar tutje kapiteni i Ballkanit.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori