LAJMI I FUNDIT:

Daja: Zalgiris ka përvojë në garat evropiane, por Ballkani është përgatitur të japë më të mirën

Daja: Zalgiris ka përvojë në garat evropiane, por Ballkani është përgatitur të japë më të mirën
(Foto: KP)

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani nga Suhareka, do të debutojë nesër (e martë) në Ligën e Kampionëve, ku do të ballafaqohet me skuadrën nga Lituania, Zalgiris.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të kësaj gare dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Trajneri Ilir Daja para ndeshjes deklaroi se Zalgiris është një rival i fortë për shkak të përvojës së madhe në garat evropiane.


(Foto: Facebook/FC Ballkani)

“Kemi një ndeshje të vështirë, kjo jo për faktin që ekipi kundërshtar është në vazon e parë për shkak të eksperiencës që ka në kompeticionet evropiane. Është një skuadër që ka fituar disa tituj në kampionatin lituanes, tituj në kampionat, kupa dhe superkupa”.

“E shton vështirësinë edhe fakti që janë në periudhë gare, e kanë ritmin e ndeshjes sepse janë në pikun e kampionatit atje dhe kanë bërë një kampionat të mirë. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ne do të futemi të dorëzuar për arsye që e dimë që është hera e parë për shumë lojtarë që marrin pjesë në gara të tilla dhe direkt në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, por që jemi përgatitur që të japim më të mirën e mundshme”, citon KosovaPress fjalët e trajnerit.

Ballkani me skemë të re në Ligën e Kampionëve ndaj Zalgiris
Lexo po ashtu Ballkani me skemë të re në Ligën e Kampionëve ndaj Zalgiris

Trajneri i Ballkanit më pas foli edhe rreth taktikës që do ta përdorë në këtë sfidë dhe ka dy variante në dispozicion.

“Natyrshëm që nuk mund të hyjë në detaje, sepse do t’ia prezantoja edhe kundërshtarit, por meqë ma bëtë pyetjen direkt, do të them që kemi vendosur që manovrën ta ndryshojmë pak, sepse dihet që këto ndeshje janë me eliminim dhe nuk janë si puna e kampionatit që edhe po bëre një hap ke mundësi që ta rikuperosh rrugës. Këtu të jepet mundësia dy herë nga 90 minuta, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Ne jo vetëm që do të tentojmë të sulmojmë, por duhet të mos humbasim asnjë moment ekuilibrin sepse kundërshtari ka lojtarë të shpejtë dhe mund të na godasë, kështu që kemi përdorur dy variante që do t’i prezantojmë nesër”, ka thënë Daja.

Pas konferencës, Ballkani zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” me skuadrën që ishte e kompletuar.

Në trend Sport

Më shumë
Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo

Pati përplasje të ashpër me trajnerin, reagon Calabria dhe sqaron pse ndodhi kjo

Serie A
Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

Përplasja Conceicao - Calabria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Milanit

Serie A
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak

Juventusi do ta mbyllë këtë javë transferimin e mbrojtësit sllovak

Serie A
Kalo në kategori