LAJMI I FUNDIT:

Do të shëtiteni një ditë në Venedik – duhet të paguani për të hyrë në qytet

Do të shëtiteni një ditë në Venedik – duhet të paguani për të hyrë në qytet

Për shkak të numrit të madh të turistëve, udhëtarët ditorë do të duhet të blejnë një biletë për të hyrë në Venedik nga viti i ardhshëm. Dispozita do të zbatohet nga 16 janari dhe është miratuar me qëllim të kontrollit të numrit të vizitorëve, veçanërisht gjatë sezonit.

Popullsia vendase ka kritikuar qytetin për një kohë të gjatë për shkak të turizmit masiv, i cili krijon një turmë të madhe rreth pamjeve më të njohura të qytetit dhe e bën të vështirë lëvizjen nëpër rrugët e ngushta.


Përse fshati “më i bukur” italian, po i jep falas shtëpitë e veta?
Lexo po ashtu Përse fshati “më i bukur” italian, po i jep falas shtëpitë e veta?

Para pandemisë, nuk ishte e pazakontë që mbi njëqind mijë vizitorë të vizitonin qytetin çdo ditë.

Autoritetet e qytetit tani duan të merren me udhëtarët ditorë dhe vizitorët e anijeve turistike, të cilët, në pjesën më të madhe, nuk kontribuojnë shumë në ekonominë lokale, raporton cnn.

Banorët e provincës Veneto, njerëzit e lindur në Venecia dhe kushdo që ka rezervuar akomodimin në qytet nuk do të ketë nevojë të blejë një biletë.

Çmimi i biletave do të ndryshojnë deri në maksimum dhjetë euro për person dhe ata që rezervojnë më herët do të paguajnë çmim më të ulët.

Fshati italian që nuk flet italisht
Lexo po ashtu Fshati italian që nuk flet italisht

Vizitorët do të duhet të rezervojnë biletat online përpara se të mbërrijnë, ndërsa ata që hyjnë në qytet pa biletë do të paguajnë një gjobë nga pesëdhjetë deri në njëqind euro.

Nga muaji shtator, çmimet e biletave për muzetë e qytetit dhe autobusët e ujit, të ashtuquajturat vaporettes, do të rriten nëse nuk rezervoni online. Kjo lëvizje synon të mësojë vizitorët të planifikojnë udhëtimet e tyre përpara se biletat e vizitorëve të prezantohen në janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori