LAJMI I FUNDIT:

Përse fshati “më i bukur” italian, po i jep falas shtëpitë e veta?

Përse fshati “më i bukur” italian, po i jep falas shtëpitë e veta?

Në malet e Sicilisë ka shumë fshatra fantazmë, e nëse nuk ndërhyhet, ato do të shtohen. Por nuk ndodh gjithnjë kështu: pasi iniciativa e një kryebashkiaku të një fshati të cilësuar si “më i bukuri i Italisë”, ka bërë që mbijetesa e tij të sigurohet e që shpresa të ringjallet.

Rrethuar nga fusha të gjelbra e shtigje të përshtatshme për ekskursionistët: fshati Gangi në Sicili, me rrugicat e tij të ngushta, shtëpitë e vogla prej guri dhe kishat antike, nuk mund të dukej më italian se aq.

Vetëm vitin e shkuar, pjesëmarrësit në një anketë TV të një kanali lokal, e shpallën atë madje si “fshati më i bukur i Italisë”. Mirëpo bukuria vetëm nuk mjafton që të frenojë largimin prej tij të të rinjve dhe gjithashtu të luftojë edhe rrënimin e strukturës arkitekturore të tij.

Emigrimi është rikthyer si njëri ndër problemet më serioze në Italinë e Jugut.

Fshati me 7 mijë banorë është vetëm njëri ndër shumë lokalitetet që kërcënohet nga shpopullimi.

Edhe në statistikat zyrtare, kjo tendencë shfaqet më se e qartë: nga rreth 60 milionë banorët që jetojnë në Itali, vetëm 10 milionë prej tyre jetojnë akoma në rajone e fshatra malore.

Dhe kjo ndodh megjithëse këto rajone formojnë më shumë se gjysmën e vendit. Numri i vendbanimeve të braktisura për arsye ekonomike apo katastrofash natyrore, vlerësohet të jetë më shumë se 6 mijë.

T’i ikësh fatit të një “fshati fantazmash”

Gangi duhet ruajtur pra nga ky fat prej “fshati fantazmash”. Me një strategji të re, kryebashkiaku Giuseppe Ferrarello, po përpiqet të pengojë largimin nga vendi – ai për këtë synim mendoi diçka të rrallë, por që e mendoi si të efektshme: dhuroi 31 shtëpi të boshatisura për të interesuar nga e gjithë bota.

Kush pra ka ëndërruar vazhdimisht për një shtëpi për të kaluar pushimet në Sicili, apo që e mendon atë si destinacion të mundshëm të udhëtimeve të tij, tashmë e ka këtë mundësi.
Në faqen zyrtare të internetit të komunës, po reklamohet “Iniciativa Shtëpi Falas”.

Pronar falas, por me kushte

Sidoqoftë, duhet menduar disi para se të aplikosh për t’u bërë pronar i kësaj prone të paluajtshme.

Pronarët e rinj potencialë duhet të paraqesin një plan të detajuar të rinovimit të shtëpive.

“Shtëpitë kanë nevojë për çati të reja dhe dysheme, duhet instaluar rryma elektrike, tubacionet e ujit dhe kanalizimet dhe në fund gjithçka të pastrohet e bëhet gati”, tha agjentja imobiliare suedeze, Marie Wester për të përditshmen britanike,“Telegraph”.

“Unë vlerësoj se kostot e rinovimit të shtëpisë për çdo objekt, kapin shifrën mesatare të rreth 35.000 eurove”.

Iniciativa mendohet të rilindë ekonominë

Veç tyre, blerësit duhet të lënë një shumë prej 5000 eurosh si dorëzani. Nëse punimet në shtëpi nuk nisin brenda një periudhe prej tre vjetësh, komuna posedon të drejtën t’i kalojë ato para në konton e vet”, thuhet në një njoftim të botuar të komunës.

Në këtë mënyrë, shpresohet që ekonomia në rajon të rilindë sërish. Pasi artizanët lokalë dhe punëtorët e ndërtimit, janë të mësuar më së miri me mënyrën tradicionale të punimit të gurit e drurit dhe mirëmbajtjes në tërësi të shtëpive të vjetra.

Suksesi i parë i iniciativës

Së fundmi u përurua e para shtëpi e rinovuar pas blerjes, siç bënte të ditur së fundmi gazeta italiane “La Repubblica”.

Fshati më i bukur i Italisë duket pra si suksesi i parë i një iniciative të pazakontë të kreut të zgjedhur të atij komuniteti lokal. Qysh kurse aksioni nisi në fillim të vitit 2014, nga 31 shtëpitë e ofruara si “dhuratë”, 21 prej tyre tashmë janë rezervuar.

E ndër të interesuarit gjenden edhe amerikanë e australianë. Interesi duket se është shtuar duke parë edhe komentet në rrjetet sociale, të cilat sipas banorëve lokalë, por edhe agjentëve imobiliarë, kanë dhënë një dorë të mirë në çuarjen përpara të kësaj iniciative.

Nga ana tjetër, iniciativa të ngjashme duket se kanë nisur në rajone të ndryshme të Ballkanit e po ashtu edhe të Francës Jugore, por që gjithsesi, akoma nuk kanë arritur ta ulin aq shumë çmimin e objekteve, sa t’i japin ato “falas”, sikurse në rastin e suksesshëm të fshatit sicilian. /gazetashqip/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

A e dini kuptimin e këtyre ngjyrave tek pasta e dhëmbëve - shumica mund të kenë menduar ndryshe, por ja e vërteta

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori