LAJMI I FUNDIT:

AUV-i ka vetëm 32 inspektorë veterinar – Kadriu jep detaje për inspektimet gjatë verës

AUV-i ka vetëm 32 inspektorë veterinar – Kadriu jep detaje për inspektimet gjatë verës

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu ka thënë se është rritur numri i inspektorëve sanitar dhe kontrolleve zyrtare.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se bashkëpunimi me Policinë dhe Prokurorinë është i jashtëzakonshëm veçse mungojnë inspektorët veterinar, duke shtuar se në krejt Kosovën operojnë vetëm 32.


“Nuk e kam numrin e saktë se sa biznese janë gjobitur, mirëpo kemi realizimin e kontrolleve zyrtare. Jemi duke arritur edhe në shkallë shumë më të lartë duke marrë parasysh se pas transferit të inspektorëve që i kemi realizuar nga komunat e Kosovës. Është rritur edhe numri i inspektorëve dhe kontrolleve zyrtare. Me Policinë e Kosovës dhe prokurorinë në shumë raste kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm te kontrabandimi i produkteve nga kufiri ku inspektorët tanë me kërkesë të Policisë dalin në vendin e ngjarjes. Por edhe te ankesat e konsumatorëve apo operatorë që bënë shkelje inspektorët tanë mundohet të arrijnë në kohë”, tha Kadriu.

Ai tha se kanë 75 inspektorë sanitar shtesë, por që është e pamjaftueshme të mbulohet i tërë territori i Kosovës duke parë numrin e madh të thertoreve dhe fabrikave të mishit.

“Tash kemi inspektorë të mjaftueshëm mirëpo te inspektorët veterinar kemi një numër të vogël dhe inspektorë sanitar qëndron pak më mirë. Me transferin e inspektorëve kemi 75 prej tyre shtesë. Vetëm 32 inspektorë veterinar i kemi për gjithë Kosovën. Me këtë numër të vogël po mundohemi të mbulojmë tërë territorin e Kosovës. Duke parë numrin e madh të thertoreve të fabrikave të mishit subjektet që i nënshtrohen kontrolleve veterinare është numër i pamjaftueshëm”, tha ai.

Kadriu shtoi se është rritur numri i kontrolleve për produktet që i nënshtrohen regjimit të temperaturave ku kohëve të fundit është në rritje.

“Kontrollet janë të vazhdueshme. Ne kemi planin kombëtar vjetor të kontrolleve zyrtare ku përfshihen të gjitha llojet e bizneseve, veprimtarive dhe bëhet një plan sistematik i kontrolleve sipas vlerësimit të rrezikut. Ne dëshirojmë ta rrisim secilën herë numrin e kontrolleve zyrtare sepse ka rritje të numrit të bizneseve dhe rritje të veprimtarive”.

“Ne kemi edhe kontrolle të jashtëzakonshme që ndodhin sidomos me pjesën e konsumatorëve ku kohëve të fundit është në rritje. Sidomos për produktet që i nënshtrohen regjimit të temperaturave për çdo vjet rrisim frekuencën e kontrollit për ato produkte që mund të kenë probleme gjatë ngritjes së temperaturave”, tha Kadriu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori