Si të parandaloni kruarjen, tharjen dhe acarimin në zonën rreth vagjinës!
Meqenëse lëkura është organi më i madh, nuk është çudi që disa gjëra të shkojnë keq. Puçrra, lytha, qime të rrënjosura, skuqje dhe kruarje
Kur bëhet fjalë për shqetësimet dermatologjike, potencialisht më të vështirat për t’u diskutuar, të vulvës, nuk jeni vetëm.
Lajmi i mirë është se ju keni shumë mjete në dispozicion për të parandaluar ose trajtuar irritimet e bezdisshme.
“Gjatë viteve të fundit, për shkak të popullaritetit të klasave spin dhe biçikletave të palëvizshme, në fakt kam parë shumë më tepër ‘plagë’ të zonës së vagjinës dhe vulvës,” thotë mjekja gjinekologe Alyssa Dweck, shkruan Well & Good.
Acarimi shkaktohet nga fërkimi dhe lagështia, qoftë nga lëkura në lëkurë ose nga lëkura në një sipërfaqe tjetër, thotë Dr. Dweck. Kjo është arsyeja pse klasa spin është një shkaktar kryesor i dëmtimeve vagjinale në lëkurë, por Dr. Dweck siguron se kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së shkuari.
Ja disa zgjidhje që do t’ju ndihmojnë:
Hidratohuni siç duhet
Një pjesë e problemit me tharjen e lëkurës dhe acarimin e saj, është se ka nivele të ndryshme lagështie, që do të thotë se ka lagështi ose djersë që mund të thahet. Qoftë, djersa, shkarkimet apo menstruacionet – mund të shkaktojnë rritje të fërkimit. Mënyra për të parandaluar të gjitha këto është hidratimi dhe lubrifikimi.
Kjo do të thotë të shtoni një krem midis kofshëve, dhe një hidratues të përshtatshëm vaginal apo edhe lubrifikim përpara një aktiviteti me fërkim të lartë, thotë Dr. Dweck. Përveç kësaj, të qenit të hidratuar gjatë gjithë ditës mund të parandalojë djersitjen, e cila mund të çojë në atë ndjesinë e bezdisshme ngjitëse.
Mos e shtyni përkujdesjen apo edhe vizitën te një gjinekolog, dermatolog
Ju e njihni trupin tuaj më së miri, kështu që kur diçka nuk shkon – mos e lini pas dore. Mos harroni se bëhet fjalë për ju dhe për një nga pjesët më delikate dhe njëkohësisht më të forta, të trupit tuaj.
Bisedoni me një profesionist për kremrat apo produktet që mund të përdorni, citon Anabel.
Përdorni lubrifikim gjatë seksit
Një tjetër hap i rëndësishëm që duhet të merrni, për të mos patur probleme me lëkurën rreth vagjinës, është edhe përdorimi i lubrifikantëve gjatë seksit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City