LAJMI I FUNDIT:

Presidenti indonezian takohet me Putinin, thotë se ia ka përcjellë mesazhin e presidentit Zelensky

Presidenti indonezian takohet me Putinin, thotë se ia ka përcjellë mesazhin e presidentit Zelensky

Presidenti indonezian Joko Widodo thotë se i ka dërguar një mesazh nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëheqësit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Widodo u takua të mërkurën me presidentin ukrainas në një vizitë në Kiev dhe sot ka qenë në Moskë për një takim me Putinin.


“Unë i përcolla mesazhin e presidentit Zelensky, presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë.

Ai nuk zbuloi se çfarë thoshte mesazhi, por shtoi se ka shprehur “gatishmërinë” e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve.

Putin thotë se Finlanda dhe Suedia mund 'të ecin përpara' dhe t'i bashkohen NATO-s, por bën "një paralajmërim"
Lexo po ashtu Putin thotë se Finlanda dhe Suedia mund 'të ecin përpara' dhe t'i bashkohen NATO-s, por bën "një paralajmërim"

Widodo ka thënë se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë dhe nga ana tjetër Putin u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të përmbushë nevojën e Indonezisë për plehra – furnizimi i të cilave është prekur nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore.

Udhëheqësi indonezian është presidenti aktual i grupit të kombeve G20 dhe anëtar i një grupi krize të Kombeve të Bashkuara, i krijuar për të trajtuar kërcënimin e urisë globale që rezulton nga lufta.

Widodo e ka ftuar Zelenskyn në samitin e G20 të nëntorit në Bali. Dhe AFP raporton se presidenti ukrainas i tha Widodos se pjesëmarrja e tij do të varej nga kush tjetër do të ishte atje – Rusia është anëtare e G20 dhe si e tillë pritet që Putini të marrë pjesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori