LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Greqia e gatshme të sigurojë anije për të eksportuar grurë nga Ukraina

Stoltenberg: Greqia e gatshme të sigurojë anije për të eksportuar grurë nga Ukraina

Greqia është e gatshme të sigurojë anije për të ndihmuar eksportin e grurit nga Ukraina, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s në Madrid, Stoltenberg tha se “Greqia njoftoi se është gati të vërë në dispozicion anije për të nxjerrë grurin nga Ukraina”.


Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij “kishte një rol të veçantë rreth kësaj përpjekje pasi kontrollon flotën më të madhe tregtare në botë”, raporton skynews.

“Greqia, edhe një herë, po ofron të ndihmojë dhe të mbështesë çdo përpjekje të bërë, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që drithi i bllokuar aktualisht në Ukrainë, kryesisht në Odesa, të largohet nga Ukraina dhe përfundimisht të përfundojë në vendet që kanë nevojë sot”, tha ai.

Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar Rusinë për bllokimin e porteve të Ukrainës për të parandaluar eksportet e grurit, duke kontribuar në krizën globale të ushqimit.

Rusia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se Ukraina duhet të heqë minat nga Deti i Zi për të lejuar lundrim të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori