LAJMI I FUNDIT:

Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat dhe Tuchelit në intervistën e parë pas rikthimit te Interi

Lukaku nuk i kursen thumbimet ndaj Chelseat dhe Tuchelit në intervistën e parë pas rikthimit te Interi
(Foto: beIN SPORTS)

Romelu Lukaku e ka dhënë intervistën e parë pas rikthimit te Interi dhe nuk kanë munguar disa thumbime drejt Chelseat dhe trajnerit Thomas Tuchel. Ai i ka quajtur vëllezër bashkëlojtarët zikaltër, derisa ka pohuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Simone Inzaghin edhe sa luante në Angli.

Sulmuesi belg u largua në verën e kaluar për 113 milionë euro pas suksesit të madh me Nerazzurrët, mirëpo u pendua menjëherë për vendimin e tij, duke qenë se nuk mund ta shfaqte potencialin në taktikat e strategut të Bluve.


“Interi më ka dhënë shumë dhe tash shpresoj të luaj akoma më mirë se herën e kaluar”, ka thënë ai në intervistën për faqen e klubit.

Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon
Lexo po ashtu Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon

“Është si një rikthim në shtëpi. Mendoj se familja ime dhe unë ishim vërtet të lumtur në Milano falë tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi”.

“Afeksioni i tifozëve dhe bashkëlojtarëve të mi, por edhe mundësia për të punuar me trajnerin. Kam qenë në kontakt me të gjatë gjithë sezonit të kaluar. Mendoj se trajneri po bën mirë me skuadrën, kështu që unë dua të kontribuoj për të bërë atë që është më e mira për këtë klub”, ka deklaruar 29-vjeçari kur është pyetur se çfarë e bindi të kthehej.

“Kam folur pothuajse me të gjithë. I falënderoj të gjithë, sepse doja të kthehesha këtu, por edhe ata bënin përpjekje për rikthimin tim. Më duhet t’i falënderoj, sepse janë si një familje: janë vëllezërit e mi”.

Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola
Lexo po ashtu Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola

“Unë nuk jam një lojtar individualist, gjithmonë mendoj për ekipin. Unë dua që Interi të fitojë dhe do të bëj gjithçka që është e mundur si në stërvitje, ashtu edhe në fushë për ta ndihmuar Interin të fitojë”.

“Jam i lumtur që jam kthyer këtu. Do të jap gjithçka nga vetja çdo ditë për t’i bërë sërish të lumtur tifozët dhe bashkëlojtarët e mi”, ka përfunduar Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori