LAJMI I FUNDIT:

Suedia dhe Finlanda i dhanë Erdoganit gjithçka që ai kërkoi: Ky është çmimi i vetos turke

Suedia dhe Finlanda i dhanë Erdoganit gjithçka që ai kërkoi: Ky është çmimi i vetos turke

Turqia njoftoi sot se do të kërkon ekstradimin e 33 të dyshuarve për terrorizëm nga Suedia dhe Finlanda, sipas marrëveshjesh së djeshme që shteti turk pushoi së kundërshtuari anëtarësimin e dy vendeve në NATO-s.

Kështu tha sot ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, duke shtuar se Ankaraja do t’u kujtojë vendeve nordike ekstradimin pas nënshkrimit të memorandumit.

“Dosjet e gjashtë anëtarëve të PKK-së dhe gjashtë anëtarëve të FETO-s janë duke pritur në Finlandë, ndërsa dosjet e 11 anëtarëve të PKK-së dhe 10 anëtarëve të FETO-s në Suedi”, u tha Bozdag gazetarëve në Ankara, raporton trt.


Në një marrëveshje trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën, Turqia kërkoi që të dy vendet të ekstradojnë individët e kërkuar dhe të heqin kufizimet e armëve të vendosura pas pushtimit ushtarak të Turqisë në Sirinë verilindore në vitin 2019.

Turqia ra dakord të martën të heqë kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke i dhënë fund një ngërçi që errësoi hapjen e një samiti të liderëve në Madrid në mes të krizës më të keqe të sigurisë në Evropë në dekada, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Pas bisedimeve urgjente në nivelin më të lartë me liderët e tre vendeve, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha se “tani kemi një marrëveshje që i hap rrugën Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO”. Ai e quajti atë një “vendim historik”.

Turqia tha se “mori atë që donte duke përfshirë bashkëpunimin e plotë në luftën kundër grupeve terroriste”.

NATO zyrtarisht fton Finlandën dhe Suedinë të jenë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike
Lexo po ashtu NATO zyrtarisht fton Finlandën dhe Suedinë të jenë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike

“Turqia është e vendosur të ndjekë çështjet e përfshira në memorandum në procesin e ardhshëm”, nënvizoi Bozdag.

Ndryshe, NATO ka ftuar zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të jenë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori