Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e urisë do të vijë nga Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar i lartë amerikan në samitin e G7 në Elmau të Gjermanisë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar një fond prej 2.76 miliardë dollarë amerikanë në përpjekjet për të zbutur probleme me urinë dhe për të siguruar ushqime. Dy miliardë dollarë do të përdoren për të shpëtuar jetën e njerëzve nga uria, nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta humanitare. Ndërsa 760 milionë dollarë janë caktuar për ndihmë të qëndrueshme ushqimore afatshkurtër dhe afatmesme.
Përfaqësuesi i qeverisë amerikane akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e “ushqimit si një armë lufte”. Është vlerësuar se deri në 40 milionë njerëz mund të futen në varfëri këtë vit, si rezultat i agresionit të Vladimir Putinit kundër Ukrainës. Kjo ndikon edhe në sigurinë ushqimore në mbarë botën.
Me këtë projekt, G7 reagoi ndaj pengesave globale në furnizimet me ushqime si rezultat i luftës në Ukrainë. Para luftës, Ukraina ishte një nga eksportuesit kryesorë të drithit në botë. Megjithatë, eksportet këtë vit janë zvogëluar si rezultat i luftës së agresionit rus dhe bllokadës së porteve të Ukrainës. Rritja e çmimeve dhe pengesat e dërgesave janë pasojat e bllokadës, nga të cilat shumë vende të varfra po vuajnë shumë keq.
Kufiri i çmimit të naftës dhe gazit nga Rusia?
Vendet e G7-së po synojnë të përcaktojnë edhe kufirin më të lartë të çmimeve të naftës dhe gazit rus. Kjo del nga deklarata përfundimtare e takimit të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive. Një kufi i tillë çmimi synon të kufizojë aftësinë e qeverisë ruse për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë. Qeveria amerikane njoftoi se do të binte dakord me një masë të këtillë. Por kufiri i çmimit më të lartë mund të zbatohet vetëm në bashkëpunim me vendet e mëdha importuese të naftës si Kina ose India.
Të dy vendet kanë rritur madje importet e gazit dhe naftës nga Rusia pas sulmit të saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Prandaj, formulimi në deklaratën e G7 synon bashkëpunimin me vendet e tjera. BE do të shqyrtojë mënyra për të ulur çmimet e energjisë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë mundësinë e futjes së kufijve të përkohshëm të çmimeve në importe. Një zyrtar i G7 tha se kjo vlen si për naftën ashtu edhe për gazin. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndaluar blerjen e naftës ruse, ndërsa BE-ja do të ndërpresë importet nga fundi i vitit.
Sipas informacioneve nga qarqet e BE-së, vendet e G7-së duan të vendosin sanksione edhe në importin e arit nga Rusia. Kjo duhet të forcojë masat e marra kundër qeverisë në Moskë për shkak të luftës së agresionit në Ukrainë. Në takim, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia mbështetën qartë ndalimin e importit të arit rus. Nga ana tjetër, shtetet e BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia, hezitojnë ende sepse sanksionet duhet të vendosen unanimisht nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Masat kundër punës me detyrim në Kinë
Qarqet amerikane në samit bëjnë të ditur se vendet e G7-ës duan të marrin masa edhe kundër punës me detyrim në Kinë. Produktet e prodhuara me punë të detyruar duhet të përjashtohen nga zinxhirët e furnizimit botëror.
Kështu thuhet në dokumentin përfundimtar të krerëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore, sipas qarqeve të delegacionit të SHBA.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka për qëllim kryesisht dënimin e praktikave në Kinën, thuhet më tej. Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 do të përfundojnë sot pasdite samitin e tyre në Elmau. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A