LAJMI I FUNDIT:

Masvidal kërcënon t’ia përfundojë karrierën McGregorit nëse ndeshet me të

Masvidal kërcënon t’ia përfundojë karrierën McGregorit nëse ndeshet me të
(Foto: Instagram/thenotoriousmma/gamebredfighter)

Luftëtari i UFC-së, Jorge Masvidal, ka vendosur të ndeshet me Conor McGregor dhe beson se mund t’i japë fund karrierës së kundërshtarit potencial.

Amerikani e humbu meçin e mëparshëm ndaj rivalit Colby Covington dhe shpreson të rikthehet me një përballje ndaj irlandezit, i cili aktualisht është i lënduar.


McGregor është duke u rikuperuar nga këmba e thyer, ndërsa i kishte humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në UFC.

(Foto: Instagram/gamebredfighter)

Ai po zgjedh me kujdes me kë do të përballet në rikthimin e tij, ndërsa shumëkush pret që të jetë një meç i MMA-së në kuadër të Ultimate Fighting Championship.

Masvidal pësoi humbje, por fitoi shumë më shumë të holla se sa Covington
Lexo po ashtu Masvidal pësoi humbje, por fitoi shumë më shumë të holla se sa Covington

“Ai nuk do të jetë në gjendje të thotë se më rrëzoi dhe më mbajti poshtë, ai do të thotë, ku djalë më goditi me gju në brinjë, më goditi me bërryl në gropën e syrit dhe më pas më nokautoi. Nuk do të duket mirë për brendin e tij”.

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

“Të them të vërtetën, unë as që pres që ai ta pranojë duelin me mua. Megjithatë, nëse e pranon përballjen me mua, nuk mendoj se do të zhvillojë meç tjetër më pas”, ka thënë Masvidal për The Sun. /Telegrafi/