LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka të ngjarë të jetë ‘kërcënim edhe më i madh për sigurinë evropiane’ pas luftës në Ukrainë, thotë kreu i ri i ushtrisë britanike

Rusia ka të ngjarë të jetë ‘kërcënim edhe më i madh për sigurinë evropiane’ pas luftës në Ukrainë, thotë kreu i ri i ushtrisë britanike

Kreu i ri i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, ka mbajtur fjalimin e tij të parë që nga marrja e postit të tij si shefi i shtabit të përgjithshëm.

Dhe sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ai ka paralajmëruar se Rusia ka të ngjarë të jetë një “kërcënim edhe më i madh” për Evropën pas pushtimit në Ukrainë dhe Britania e Madhe duhet të veprojë “me shpejtësi” për t’u siguruar që ajo të mos tërhiqet në luftë.

“Më lejoni të jem i qartë, ushtria britanike nuk po mobilizohet për të provokuar luftë. Ajo po mobilizohet për të parandaluar luftën”, ka shpjeguar ai.


Zbulohen detajet e bisedës mes Macronit e Putinit, katër ditë para fillimit të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e bisedës mes Macronit e Putinit, katër ditë para fillimit të agresionit rus në Ukrainë

Gjenerali ka thënë se nuk ka parë “një kërcënim kaq të qartë ndaj parimeve të sovranitetit dhe demokracisë dhe lirisë për të jetuar pa frikë nga dhuna” gjatë gjithë viteve të tij në ushtri.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar që Ushtria britanike të luajë rolin e saj në shmangien e luftës”, ka thënë më tej ai.

Një deklaratë e tij vjen në kohën kur NATO pritet të rrisë ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë në mbi 300,000 nga 40,000, si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga Lufta e Ftohtë.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të gjeneralit Sanders, kuptohet se numri i ushtarëve britanikë në dispozicion aktualisht mund të reduktohet ndjeshëm nga rreth 82,000 në 72,000.

Ish-presidenti rus paralajmëron se mund të ketë Luftë të Tretë Botërore nëse NATO-ja 'cenon' Krimenë
Lexo po ashtu Ish-presidenti rus paralajmëron se mund të ketë Luftë të Tretë Botërore nëse NATO-ja 'cenon' Krimenë

Gjenerali tha se ushtria britanike do të “luaj rolin e saj” së bashku me aleatët e saj në Ukrainë, por nuk tha se sa trupa do të mobilizohen.

Ai vazhdoi: “Thënë thjesht, kërcënimi ka ndryshuar dhe ndërsa kërcënimi ndryshon, ne do të ndryshojmë me të. Detyra ime është të ndërtoj ushtrinë më të mirë të mundshme”.

“Ne nuk e dimë se si do të përfundojë lufta në Ukrainë, por në shumicën e skenarëve, Rusia do të jetë një kërcënim edhe më i madh për sigurinë evropiane pas Ukrainës se sa ishte më parë”.

Fjalimi i tij vjen ndërsa kryeministri Boris Johnson pritet që në ditët e ardhshme të njoftojë një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Kroacia
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë

Amerika

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut projektuar në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Evropa
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit

Amerika
Kalo në kategori