LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti rus paralajmëron se mund të ketë Luftë të Tretë Botërore nëse NATO-ja ‘cenon’ Krimenë

Ish-presidenti rus paralajmëron se mund të ketë Luftë të Tretë Botërore nëse NATO-ja ‘cenon’ Krimenë

Ish-presidenti i Rusisë ka paralajmëruar se mund të ketë “një Luftë të Tretë Botërore” nëse ndonjë vend i NATO-s ‘cenon’ Krimenë.

Dmitry Medvedev tha se çdo cenim në gadishull mund të përbënte një shpallje lufte ndaj Rusisë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Duke folur për uebsajtin e lajmeve Argumenty iFakty, ai tha: “Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë”.

“Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është një shpallje lufte kundër vendit tonë”.

Zbulohen detajet e bisedës mes Macronit e Putinit, katër ditë para fillimit të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e bisedës mes Macronit e Putinit, katër ditë para fillimit të agresionit rus në Ukrainë

“Dhe nëse kjo bëhet nga një vend anëtar i NATO-s, kjo do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e plotë”.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia bashkohen me NATO-n, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte “gati për hapa hakmarrëse”.

Ai shtoi se kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”.

Ndryshe, Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 – një veprim që është dënuar si një aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori