Brenda kësaj jave pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu t’ju dërgojnë ftesa liderëve të partive opozitare për takim. Temë diskutime në këto takime që do të mbahen veçmas me opozitën do të jetë procesi i Vettingut për të cilin vetë ministrja Haxhiu zotohet se do ta mbyllë brenda mandatit të saj.
Në një intervistë për KosovaPress, ministria Haxhiu u shpreh se reforma në drejtësi kërkon unifikim politik, prandaj u shpreh se bashkë me Kurtin kanë planifikuar takime me partitë opozitare.
“Ne planifikojmë që së bashku me kryeministrin që t’i takojmë grupet opozitare fillimisht që t’i njoftojmë ata edhe për planifikimet që i kemi në raport me procesin dhe t’i ftojmë në qoftë se kanë çështje që mendojnë që duhet t’i adresojnë që ta bëjnë ata.
Është e vërtetë që nuk është praktikë që ende pa u përmbyllur hartimi i dokumenteve pranë ministrive të japin kontribut partitë opozitare, sepse pastaj kontributi i tyre jepet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procesit dhe domosdoshmërinë për ta përmbyllur me sukses këtë proces ne do t’i ftojmë subjektet opozitare në takime…
Do të ftohen ndaras më parë, veç e veç, grupet parlamentare, gjegjësisht liderët e partive politike në këto takime. Uroj që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për takime, nuk varet vetëm nga vullneti ynë duhet vullnet i përbashkët, prandaj uroj që t’i përgjigjen pozitivisht por që përpjekja jonë për këto takime do të jetë pa filluar muaji i ardhshëm, korrik… Së pari kemi konsideruar se duhet të kemi takime veç e veç me secili grup parlamentar”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.
Për këtë proces të cilin si qeveri e kishin planifikuar në të gjithë sistemin e drejtësisë, por Komisioni i Venecias më pas rekomandoi që të bëhet Vetting vetëm për krerët e KPK-së, KGJK-së dhe kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se diku ka prilli i vitit 2023 do të nisë punën mekanizmi kalimtar për procesin e Vettingut.
“Nëse veprojmë sipas planifikimeve tona, besoj që pasi që ne t’i dërgojmë amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës kryetari i Kuvendit obligohet që t’i dërgojë për mendim në Gjykatën Kushtetuese sepse amendamentet kushtetuese marrin një dritë të gjelbër pasi ato të votohen në Kuvend dhe nuk mund ta dimë se sa kohë merr Gjykata Kushtetuese për t’i trajtuar këto amendamente mirëpo, planifikimet tona janë që deri pas tremujorit të parë të vitit të ardhshëm të nis puna e mekanizmit kalimtar. Keni parasysh ë pastaj është procesi i zgjedhjes së trupave, por brenda mandatit qeverisës katërvjeçar jam e bindur që procesi do të përmbyllet”, u shpreh ajo.
Edhe në takimin e grupit punues që u mbajt dje për procesin e Vettingut nuk morën pjesë përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor. E kjo sjellje po i duket e paarsyeshme të parës së drejtësisë kosovare.
“Kur kemi tash një opinion prej Komisionit të Venecias që është një trup shumë profesional dhe konsideroj që objektivisht i ka trajtuar çështje të tilla edhe i kanë adresuar mendoj që nuk ka asnjë arsye për të thënë që ne nuk i respektojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Kosova nuk e ka luksin që të jetë një vend që nuk zbaton rekomandimet e Komisionit të Venecias… Nuk mund të ketë arsye tjetër për sa kohë ne si qeveri jemi të interesuar që ta zbatojmë në përpikëri opinionin e Venecias nuk mendoj që mund të jetë dikush se ‘jo ne nuk duam ta zbatojmë si të tillë’. Prandaj, pavarësisht mungesës së tyre në këtë grup punues ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për bashkëpunim me ta, por mendoj që ne nuk kemi mënyrë tjetër për të dëshmuar vullnetin tonë për bashkëpunim përveçse t’i thërrasim në këto takime”, theksoi Haxhiu.
Ndryshe, opinionet e Komisionit të Venecias për Vettingun bashkë me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë publikuar në fillim të javës së kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos