LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë që nga muaji mars nuk raportohet asnjë rast me COVID-19 në Shangai

Për herë të parë që nga muaji mars nuk raportohet asnjë rast me COVID-19 në Shangai

Për herë të parë që nga muaji mars Kina nuk raporton ndonjë rast të ri me COVID-19 në qytetin e Shangait, ndërsa shkalla e shpërthimit të virusit në vend fillon të bie pas disa muajve të mbylljeve dhe kufizimeve të tjera.

The Guardian shkruan se Kina është vendi i fundit me ekonomi të madhe që i është përkushtuar një strategjie me zero COVID, duke eliminuar kështu infeksionet me një kombinim të mbylljeve të disa qyteteve, testim në masë dhe periudha të gjata të karantinës.


Qyteti i Shangait u detyrua që të futet në një mbyllje totale për katër muaj, pas rritjes së rasteve me COVID-19 me variantit Omicron gjatë fillimit të pranverës. Shkollat dhe zyrat në Pekin gjithashtu u mbyllën për disa javë pas një shpërthimi të rasteve në qytet, transmeton Telegrafi.

Por që numri i infektimeve ka filluar të ngadalësohet ditëve të fundit, ndërsa Shangai nuk raportoi për ndonjë rast brenda qytetit.

“Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 brenda qytetit, gjithashtu nuk ka asnjë rast infeksioni asimptomatik”, thanë zyrtarët e qytetit.

Bllokimi i 25 milionë banorëve të Shangait filloi të hiqet nga fillimi i qershorit, por që kthimi në normalitet u pengua pasi që disa lagje kishin filluar të vendosin kufizime brenda tyre për shkak të infeksioneve të reja.

Miliona njerëz brenda qytetit ishin mbyllur përkohësisht përsëri para dy javësh, pasi që qeveria kishte urdhëruar për një fushatë të re testimesh në masë.

Në Pekin, kufizimet e vendosura gjatë muajit maj, filluan të lehtësohen më vonë për shkak se numri i rasteve të reja kishte filluar të bie, por që pastaj masat filluan të shtrëngohen përsëri këtë muaj për shkak se rritja e rasteve u lidh me jetën e natës.

Pas disa ditësh të testimit masiv dhe bllokimeve të lokalizuara, u bllokua edhe “zinxhiri i infektimeve të Supermarket Heaven” i quajtur sipas një lokali të frekuentuar nga pacientët, thanë autoritetet e Pekinit zyrtar javën e kaluar.

Byroja e qytetit për edukim gjatë së shtunës tha se të hënën të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme mund t’i kthehen mësimit normal nëpër klasa. Ndërkohë në qytetin e Pekinit të shtunën u raportuan vetëm dy raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori