LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Zelanda “joshet” nga gardhi, thotë se dëshiron ta njohë atë më shumë

Gruaja nga Zelanda “joshet” nga gardhi, thotë se dëshiron ta njohë atë më shumë

Një grua e cila e ka bërë të qartë se tërhiqet fizikisht nga një gardh, teksa shihet duke e “ledhatuar” atë, thotë se ajo dëshiron që ta njohë atë më shumë.

Mund ta njihni gruan e cila është e përfshirë në këtë marrëdhënie jo të zakontë, pasi që Erika LaBrie më herët morri vëmendjen nga një dokumentar në lidhje me tërheqjet e saj ndaj objekteve të pajeta dhe dasmën e saj unike të martesës me Kullën Eiffel.

Edhe pse ajo u martua me monumentin e famshëm parisien, tërheqjet e Erika vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme, siç u bë edhe e qartë nga magjepsja e saj me gardhin e kuq prej druri, gardh në të cilin ajo shihet se kishte hipur mbi të në disa pamje të dokumentarit, përcjell Telegrafi.


Në pamjet e dokumentarit, Erika shihet duke përkëdhelur shtyllat e gardhit dhe duke e përshkruar atë si “perfekt”.

“Nuk prita fare që ta gjejë një gardh si ky këtu”, tha ajo.

“Dua të them se kjo është forma që mua më pëlqen shumë. Kënde si këto? Të mrekullueshme” shtoi tutje Erika. /Telegrafi/