LAJMI I FUNDIT:

Trump për heqjen e të drejtës së garantuar të abortit në SHBA: Zoti e ka marrë vendimin

Trump për heqjen e të drejtës së garantuar të abortit në SHBA: Zoti e ka marrë vendimin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vlerësoi vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të shfuqizuar të drejtën ligjore 50-vjeçare të grave për abort, duke thënë për Fox News se vendimi do t’i “kënaqte të gjithë”.

“Ky është respekt për Kushtetutën dhe rivendosje të të drejtave të njeriut”, deklaroi ai.


Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi vendimin historik, shumë gra humbin të drejtën e abortit
Lexo po ashtu Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi vendimin historik, shumë gra humbin të drejtën e abortit

I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për disa nga mbështetësit e tij që mund të jenë në favor të abortit, Trump tha se mendon që të gjithë do ta pëlqejnë atë në fund.

“Kjo e kthen gjithçka në shtetet ku ka qenë gjithmonë”, shtoi Trump.

Ai është përgjigjur edhe nëse pyetjen nëse mendonte se kishte luajtur një rol në një vendim të tillë të Gjykatës së Lartë, pas emërimit të tre gjyqtarëve konservatorë, ish-presidenti tha se “Zoti e mori vendimin”.

Gjatë presidencës së tij, 76-vjeçari emëroi gjyqtarët konservatorë Neil Gorsuch, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden iu drejtua publikut duke komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar një vendim historik 50-vjeçar që legalizonte abortin në të gjithë vendin.

“Kjo është një ditë e trishtuar për gjykatën dhe për vendin tonë”, tha ai.

Biden për ndalimin e abortit në SHBA: Kjo është një ditë e trishtuar për Amerikën
Lexo po ashtu Biden për ndalimin e abortit në SHBA: Kjo është një ditë e trishtuar për Amerikën

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se çdo shtet mund të vendosë individualisht për legalizimin ose penalizim.

Kjo anuloi vendimin historik të vitit 1973, i cili pengoi disa shtete amerikane të ndalonin abortin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori