LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion para KPK-së: Këshilli Prokurorial i Kurtit

PSD me aksion para KPK-së: Këshilli Prokurorial i Kurtit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kundërshtuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili u miratua në lexim të dytë të enjten, në Kuvendin e Kosovës.

Sipas PSD-së, ky këshill do të jetë në kontrollin politik të kryeministrit Albin Kurti.

Në kundërshtim të kësaj, në hyrje të KPK-së, aktivistët e kanë vendosur një pllakë me mbishkrimin “Këshilli Prokurorial i Kurtit”.


“Ky këshill shumë shpejt do të jetë në kontrollin politik të pushtetit të Kurtit. Ky cenim serioz i pavarësisë së këtij institucioni bëhet në dëm të të drejtave fondamentale të njeriut. Kapja e sistemit prokurorial që i është bërë dje përmes ndryshimeve legjislative në Kuvendin e Kosovës, do t’i mundësojë pushtetit të realizojë arrestime spektakolare dhe damkosjen e çdo kundërshtari të këtij sistemi politik”, thuhet në njoftim.

KPK: Ligji i miratuar në Kuvend pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial
Lexo po ashtu KPK: Ligji i miratuar në Kuvend pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial

Sipas PSD-së, vërejtjet nga Komisioni i Venecias dhe shoqëria civile lidhen mbi shqetësimet për kontroll politik.

“Me këto ndryshime, vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme siç është zgjedhja e prokurorit, kryeprokurorëve të prokurorëve si dhe çështjet disiplinore të prokurorëve do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët jo prokurorë, në këtë këshill. Amendamenti 9 i dorëzuar në lexim të dytë e vulos ndikimin e anëtarëve jo prokuror karshi anëtarëve prokuror në këtë këshill. Anëtarët jo prokurorë që do të delegohen nga pushteti do të kenë një lloj veto mbi vullnetin që do ta kenë anëtarët prokurorë të këtij këshilli”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të enjten ka shprehur shqetësimin lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në, duke thënë se ai cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori