LAJMI I FUNDIT:

Macron: Komuniteti Politik Evropian është përgjigja e duhur

Macron: Komuniteti Politik Evropian është përgjigja e duhur

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se propozimi për një Komunitet Politik Evropian për të krijuar marrëdhënie më të ngushta me vendet e tjera evropiane është “përgjigja e duhur” pasi procesi i zgjerimit mund të zgjasë shumë vite.

“Ne duhet të mendojmë shumë më shpejt dhe të stabilizojmë lagjen tonë”, tha para gazetarëve.

Është veçanërisht e rëndësishme, sipas francezit, sepse jo të gjitha vendet do të jenë në gjendje të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, raporton euronews.


“Ne nuk duhet të jetojmë të gjithë në të njëjtën shtëpi, por të gjithë jetojmë në të njëjtën rrugë”, deklaroi ai në formë metafore, duke theksuar se BE-ja ka një nivel të lartë integrimi dhe “intimiteti” mbi çështjet ekonomike, strategjike dhe sociale.

Komuniteti Politik Evropian do t’i mundësonte BE-së dhe vendeve të tjera të “ndërtojnë diçka ku ne mund të bashkëpunojmë” për çështje që ndryshojnë nga siguria, gjeopolitika dhe energjia që mund të shtrihen “nga kufiri rus në kufirin turk, deri në skajin tonë më perëndimor”.

Ndërkohë, Macron tha se vendimi për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE ishte një “sinjal i fortë” për Rusinë.

Mediumi kroat publikon një dokument francez: Po krijohet një 'komunitet i ri politik evropian'
Lexo po ashtu Mediumi kroat publikon një dokument francez: Po krijohet një 'komunitet i ri politik evropian'

“Mendoj se mesazhi që po dërgohet shumë qartë sot është një mesazh shumë i fortë, në përputhje me atë që Evropa jonë ka mundur të bëjë që nga dita e parë e konfliktit, domethënë të reagojë me shpejtësi, historike dhe në mënyrë të bashkuar”, tha në fund i pari i shtetit francez.

Ndryshe, Ukraina dhe Moldavia edhe zyrtarisht marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori