LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një 19-vjeçar i vdekur në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet një 19-vjeçar i vdekur në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur këtë të enjte në fshatin Potoqan i Ulët i Rahovecit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se viktima dyshohet që ka bërë vetëvrasje.

“Dyshohet për vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, deklaroi ai.


Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Telegrafin se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 08:40, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm – Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten. Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, deklaroi Elezaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori