LAJMI I FUNDIT:

NATO pritet të bie dakord për ‘rinovimin më të madh të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë’ – katër hapa që pritet t’u jepet drita jeshile

NATO pritet të bie dakord për ‘rinovimin më të madh të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë’ – katër hapa që pritet t’u jepet drita jeshile

NATO duket se do të bjerë dakord javën e ardhshme për “rinovimin” më të madh të mbrojtjes së saj që nga Lufta e Ftohtë, duke përfshirë një zgjerim të madh të një force prej 40,000 trupash në gatishmëri për t’iu përgjigjur në një krizë.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, agresioni rus në Ukrainë – vend që nuk është në NATO – ka shkaktuar një rishikim themelor në mënyrën se si aleanca do të pengonte presidentin Vladimir Putin të sulmojë ndonjë nga 30 shtetet e saj anëtare, sipas oficerëve ushtarakë dhe diplomatëve.

Kështu, planet e mbrojtjes që nuk kishin marrë shumë vëmendje përpara 24 shkurtit – ditën kur Moska filloi sulmin e saj të gjithanshëm ndaj Kievit – kanë filluar të bëhen realitet ndërsa liderët takohen për një samit historik në Spanjë nga 28-30 qershor.


“Mentaliteti ndryshoi brenda natës”, citohet të ketë thënë një oficer ushtarak i NATO-s. “NATO tani ndihet sikur është elektrizuar. Ju mund të ndjeni energjinë që shfaqet përmes sistemit”.

Po sipas Sky News, një diplomat parashikoi se samiti i Madridit do të sjellë – ose të paktën të bien dakord për kornizën për të ofruar – “një ndryshim rrënjësor në qëndrim”.

Megjithatë, ka zhgënjim që dëshira e Suedisë dhe Finlandës historikisht neutrale për t’u bashkuar me aleancën ende nuk është “aktivizuar” për shkak të shqetësimeve nga Turqia.

Ankaraja ka akuzuar Stokholmin për strehimin e militantëve kurdë. Dhe Mbretëria e Bashkuar thuhet të jetë një nga aleatët që përpiqet të zgjidhë përçarjen në kohë për Madridin.

Ndër hapat që pritet t’u jepet drita jeshile janë:

• Një zgjerim dhe riemërtim i Forcës së Reagimit të NATO-s prej 40,000 trupash, ndoshta deri në gjashtëfish, sipas dy burimeve ushtarake. Por një burim i NATO-s tha se formula të ndryshme po diskutohen dhe rritja përfundimtare ka të ngjarë të jetë më e ulët.

• Një ngritje në përmasat e një misioni për të penguar Rusinë nga synimi i krahut lindor dhe juglindor të NATO-s, me mijëra trupa të tjera të shtuara, megjithëse shumë prej tyre do të vendosen në vendin e tyre dhe do të “vendosen tutje” vetëm nëse është e nevojshme.

• Përcaktimi i Rusisë si “kërcënimi më i rëndësishëm dhe më i drejtpërdrejtë” për sigurinë.

• Një “paketë gjithëpërfshirëse e ndihmës” për Ukrainën, duke përfshirë pajisje për të luftuar dronët rusë dhe për të ofruar komunikim të sigurt.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se mbledhja e krerëve të shteteve dhe qeverive në kryeqytetin spanjoll do të jetë një “samit transformues, sepse jemi në një moment kyç për sigurinë tonë”.

Dëshmitë e tmerrit të shkaktuara nga forcat ruse në vende si qyteti ukrainas Bucha duket se kanë forcuar vendosmërinë e të gjitha vendeve anëtare për të rënë dakord për të forcuar mbrojtjen e tyre në një mënyrë që do të kishte qenë e paimagjinueshme edhe një vit më parë.

Një ministër i mbrojtjes i NATO-s thuhet se u ka thënë homologëve të tij në një takim në selinë e aleancës në Bruksel javën e kaluar se një mizori e stilit të Buçës nuk mund të lejohet të ndodhë në tokën e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Azia
Kalo në kategori