LAJMI I FUNDIT:

Breshëri dhe stuhia shkaktuan dëme të mëdha në Podujevë dhe Gjilan

Breshëri dhe stuhia shkaktuan dëme të mëdha në Podujevë dhe Gjilan

Pasditja e së martës në Kosovë u karakterizua me stuhi të fuqishme dhe breshër, duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore në disa zona.

Njëra nga komunat e goditura nga breshëri është Podujeva. Fatri Zhitia, zëdhënës i Komunës së Podujevës, tha për Telegrafin se nga breshëri dhe stuhia janë prekur më së shumti fshati Majac, Lupç i Epërm, Popova, Lluzhani, Lluga dhe Bellopoja.


Qytetet ku pati shkarkime rrufesh e erë, nga Instituti flasin për motin që pritet të mbajë sot
Lexo po ashtu Qytetet ku pati shkarkime rrufesh e erë, nga Instituti flasin për motin që pritet të mbajë sot

“Momentalisht jemi në terren me drejtorin e Bujqësisë dhe drejtorin e Shërbimeve Publike. Pjesët më të prekura nga breshëri janë Majaci, Lupçi i Epërm dhe Lluzhani, Popova, Lluga dhe Bellopoja dhe zonat më afër me Prishtinën. Nga kjo fatkeqësi natyrore kanë pësuar kultura të ndryshme bujqësore”, tha ai.

Dëmtimi i të mbjellave në fshatin Majac të komunës së Podujevës// Foto: Faqja ‘Podujeva Vendlindja ime’, në Facebook

Zhitia tha se mjedra është kultura bujqësore që është dëmtuar më së shumti nga breshëri.

“Mjedrat janë më të dëmtuarat, pastaj misri dhe gruri. Ne, si Komunë, do t’i evidentojmë dëmet, pastaj kërkesat për kompensim do t’i adresojmë në Ministrinë e Bujqësisë. Aktualisht  mund të them se të gjithë fermerët e zonës së Lupçit dhe Majacit janë të dëmtuar”, deklaroi Zhitia.

Pamje të breshërit në fsahtin Cërnicë të Gjilanit //Foto: Meteo Kosova

Edhe zona të ndryshme të Komunës së Gjilanit janë prekur nga stuhita e shiut dhe breshëri.  Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Bajram Isufi tha se fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnishtë, Cercinë dhe Nasalë.

Isufi tutje shtoi se si komunë nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për kompensimin e dëmeve që u ka shkaktuar breshëri dhe erërat e forta.

“Ekipet kanë dalur në terren. Fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnishta, Cercina dhe Nasala kanë pësuar dëme nga breshëri dhe stuhia, ku do të bëhet incizimi dhe vlerësimin e gjendjes. Komuna nuk ka buxhet për kompensim të dëmeve, por do t’i adresojmë në ministrinë përkatëse”, tha Isufi.

Edhe Prishtina ishte e prekur nga stuhia e verës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori