LAJMI I FUNDIT:

Një bandë majmunësh në Tanzani rrëmbyen një foshnje nga duart e nënës – njëmuajshi vdes në spital pas lëndimeve

Një bandë majmunësh në Tanzani rrëmbyen një foshnje nga duart e nënës – njëmuajshi vdes në spital pas lëndimeve

Një foshnjë u vra nga një bandë majmunësh që e rrëmbyen nga mamaja e tij derisa ajo po e ushqente me gji.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njëmuajshi ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani kur tmerri ndodhi gjatë një pasditeje.


Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri derisa majmunët u larguan me Luhaiba-n, në fshatin Mwamgongo.

Komandanti i policisë rajonale të Kigoma, James Manyama, konfirmoi detajet e incidentit.

“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan shtëpinë dhe e morën atë”, tha oficeri.

“Ajo bërtiti për ndihmë dhe banorët e fshatit nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar në marrjen e fëmijës së saj – të identifikuar si Luhaiba Said – nga grupi i majmunëve”

Banorët arritën të gjenin majmunët dhe u përpoqën të çlironin foshnjën prej tyre gjatë incidentit të tmerrshëm të 18 tetorit.

“Kur erdhën banorët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, ai u lëndua në kokë dhe në qafë”, tha Manyama.

Luhaiba u lirua, por fatkeqësisht vdiq në spital më vonë derisa po trajtohej për plagët, shtoi komandanti i policisë.

Ai zbuloi se incidente të ngjashme ishin “jo të rralla” në fshatra sikurse Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori