LAJMI I FUNDIT:

Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli

Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli

Legjenda e Juventusit dhe e kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon, ka dhënë dritën jeshile që klubi të nënshkruajë me Angel Di Marian.

44-vjeçari, i cili ende luan me Parmën në Serinë B, beson se lidershipi i Italisë mund të përdorë një lojtar siç është argjentinasi, me lojtarin në dispozicion si një transferim i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain.


“Ai mund të luajë si anësor, mesfushor sulmues apo edhe playmaker”, deklaroi Buffon. “Kushdo që e nënshkruan atë, dhe unë me të vërtetë shpresoj se është Juve, po bën një biznes të mirë. Ne po flasim për një yll dhe futbolli ka nevojë për yje”.

Juventusi ndryshon ofertën për Di Marian, tani pret përgjigjen e argjentinasit
Lexo po ashtu Juventusi ndryshon ofertën për Di Marian, tani pret përgjigjen e argjentinasit

Lavdërimet e Buffon për Di Marian nuk u ndalën me kaq. Ai e krahasoi argjentinasin me të madhin e futbollit Diego Armando Maradona duke pasur parasysh aftësitë e tij teknike, të cilat ai mendon se i mungojnë në Serie A.

“Di Maria do të ishte si Maradona në Itali”, shtoi më tej Buffon. “Seria A e sotme është e dobët teknikisht dhe Angel ka cilësi për të kursyer”.

Marrëveshja mes të dyja palëve është shumë afër dhe lojtari do të përfitojë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori