Ndoshta lëvizja më e madhe e kësaj vere: Drejtori i PSG-së ia ofron Juventusit shërbimet e Neymarit
Paris Saint-Germain duket se e dëshiron me ngulm largimin e Neymarit, pasi braziliani nuk i ka plotësuar pritshmëritë e tij në edicionet e fundit.
Sulmuesi më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur dhe shitja e tij në këtë verë është shumë e mundur.
Sipas asaj që raporton Momblano, drejtori i PSG-së, Luis Campos i ka ofruar Juventusit mundësinë e transferimit të Neymarit.
Zonja e Vjetër dëshiron që sa më parë të rikthehet në majat e futbollit, por që e di se braziliani ka një pagë tejet të lartë.
Mirëpo, nëse Neymar dëshiron të luajë sërish në një ekip të madh dhe në Ligën e Kampionëve, atëherë duhet të ulë kërkesat e tij për pagë.
Ai lidhet po ashtu me një kalim te Chelsea, pasi ka raporte të mira me Thomas Tuchelin, qysh nga koha kur dyshja punonin së bashku në “Parkun e Princave”.
Mbetet të shihet nëse Biankonerët do të bëjnë këtë lëvizje që padyshim se do të bënte bujë apo do ta injorojë këtë mundësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251