LAJMI I FUNDIT:

Të martën takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel

Të martën takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel

Nesër, do mbahet takimi i radhës i kyrenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Nikoqir i takimit do jetë përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog Miroslav Lajҫak ndërkohë çështja e energjetikës do jetë fokus i diskutimeve gjatë ditës së marte.


“Diskutimet do të fokusohen në finalizimin e një udhërrëfyesi, i cili do të lehtësonte zbatimin e marrëveshjeve energjetike të 2013 dhe 2015 dhe në çështje të tjera aktuale, duke përfshirë përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka nënvizuar Stano në një përgjigje me shkrim dërguar medieve.

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për target e automjeteve.

Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim I zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Sipas zyrtarëve evropian, energjetika dhe çështja e të pagjeturve janë dy tema ku palët I kanë përafruar qëndrimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori