LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e BabaStars performojnë në “Sunny Hill Festival 2022”, Skivi sqaron mungesën e tij

Një pjesë e BabaStars performojnë në “Sunny Hill Festival 2022”, Skivi sqaron mungesën e tij

Në mesin e emrave që pritet të ngjiten në skenën e “Sunny Hill Festival 2022” janë edhe disa anëtar të labelit BabaStars.

Getoar Selimi, Cozman dhe Onat tashmë janë konfirmuar si artistët që do të performojnë në festivalin që mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht.


Por, në këtë mes nuk do të jetë i përfshirë edhe reperi tjetër, Skivi, i cili më parë ishte pjesë e BabaStars.

Foto: Skivi/Instagram

Visar Shala (emri i vërtetë) në lidhje me këtë, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në InstaStory, duke thënë se kjo ka ndodhur për ‘shkak të kushteve të ndryshme dhe marrëveshjes të fshehta’.

Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman në mesin e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival 2022”
Lexo po ashtu Ghetto Geasy, Onat dhe Cozman në mesin e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival 2022”

Tutje sipas tij, gjitha mosmarrëveshjet do të sqarohet shumë shpejt për publikun.

Postimi i plotë i Skivit:

“Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepën gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni”, ka shkruar reperi në postim.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori