Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që gjatë kësaj jave të mbahen dy seanca, më 22 dhe 23 qershor dhe një në fillim të javës së ardhshme.
Ajo e së mërkurës do të jetë vazhdim i seancës së ndërprerë më 16 qershor, kurse e së enjtes dhe e së hënës, do të jenë të reja.
Në seancën e së mërkurës në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se si grup parlamentar vazhdojnë të kenë qëndrimin e njëjtë sa i përket Trustit.
“Qëndrimi është njëjtë pasi qëndrimi është i bazuar në fakte dhe argumente”, tha ajo.
Shefi i GP-së së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përveç për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, ka folur edhe për kërkesat e organizatave të dala nga lufta, për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale.
Ai beson që në javët në vazhdim do të arrihet marrëveshje.
“Ju e dini që të mërkurën në rend dite do të jetë një draftligj për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Trusti, kërkesë kjo që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me rritje të çmimeve të secilit produkt esencial ushqimor, të derivateve e të energjisë elektrike. Nuk është në vullnet as të opozitës që t’i bllokojmë seancat, ne nuk largohemi nga Kuvendi, këtu e bëjmë betejën, por jo të lejohet të vazhdohet sikur është gjithçka normale kur po protestohet pikërisht në Kuvend”, ka shtuar ai.
Besnik Tahiri, shef i GP-së të AAK-së, ka thënë se në mbledhje të kryesisë ka kërkuar që në seancën e radhës, ku do të trajtohet ngritja e çmimeve, të flitet për masat konkrete që kjo Qeveri duhet t’i marrë.
“Janë disa çështje qe doja ti gris sot. E para ka të bëjë me një temë që për AAK është e rëndësishme ajo e ngritjes se çmimeve. Kosova është në një kolaps ekonomik. Kërkova që në seancën e radhës të trajtohen ngritja e çmimeve të flasim për masat konkrete. Për trustin jemi duke punuar. Shpresojmë që deputetët do të reflektojnë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër