LAJMI I FUNDIT:

Gleison Bremer paralajmëron largimin nga Torino: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Gleison Bremer paralajmëron largimin nga Torino: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Gleison Bremer padyshim ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Serie A këtë edicion.

Qendërmbrojtësi italian ka fituar edhe çmimin si mbrojtësi i sezonit në Serie A, duke shkëlqyer me fanellën e Torinos.


Megjithatë e ardhmja e tij duket larg klubit torinez me shumë klube që kanë shprehur dëshirën për ta transferuar atë.

Inter, Milan, Napoli, Roma, Chelsea, PSG, Bayern Munich, Tottenham Hotspur e Atletico Madrid janë skuadrat që po e duan transferimin e brazilianit.

Ka qenë vetë qendërmbrojtësi brazilian që ka njoftuar se do të largohet nga Torino, pasi synon ta bëjë një hap para në karrierë duke nënshkruar me një skuadër më të madhe.

“Të gjithë i dinë ambiciet e mia, kam dëshirë të luajë në Ligën e Kampionëve. Dua të luaj atje për të marrë më pas një thirrje për t’u grumbulluar nga kombëtarja braziliane”.

“Kam nevojë të luaj në një nivel më të lartë. Është vetë çështje kohë, jam duke analizuar disa oferta, por mendoj se në sezonin tjetër nuk do të luaj më për Torinon”, deklaroi Bremer.

Torino është gati ta lejoj largimin e kapitenit të tyre, por synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori