Vetoja bullgare krijon shumë ndasi, Radev kundërshton Petkovin ndërsa Shkupi zyrtar nuk tregon detaje për propozimin francez
Propozimi francez është një hap përpara, por sipas udhëheqësisë bullgare, ka ende të metat e veta.
Presidenti bullgar Rumen Radev me komentin e tij për dokumentin që duhet të sigurojë heqjen e vetos ndaj Maqedonisë pati disa kritika ndaj kryeministrit Kiril Petkov.
“Ju jeni kryeministër i Bullgarisë, jo korrier francez”, i tha Radev Petkovit, pasi ai nuk mban qëndrim për propozimin, por vendimin ia kalon Kuvendit Popullor.
Kreu i shtetit bullgar mendon se ka një sërë çështjesh që nuk janë të qarta në propozimin francez dhe për të cilat ai është kundër heqjes së vetos.
“Nuk mjafton mbishkrimi i bullgarëve në Kushtetutë, nuk ka mekanizma të qarta për çrrënjosjen e debullgarizimit, vjedhjes dhe falsifikimit të historisë bullgare, restaurimit të monumenteve, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare, dëmshpërblim për viktimat dhe të diskriminuarit që quhen bullgarë”, tha Radev.
Dhe në ditët para Këshillit Evropian, Bullgaria, e cila është në mes të një krize politike, nuk ka vendosur se me çfarë qëndrimi do të udhëtojë për në Bruksel.
Edhe pse Kushtetuta e lejon të marrë një vendim të pavarur, kryeministri Petkov është i vendosur “atë do ta marrin përfaqësuesit e popullit”.
“Kur të ndryshohet Kushtetuta dhe të hyjnë bullgarët, negociatat do të fillojnë automatikisht. Le të flasë Komisioni, Ministria e Punëve të Jashtme të shpjegojë detajet, pastaj le të votojnë deputetët dhe unë do ta përmbush këtë”, tha Petkov.
A është i pranueshëm apo jo propozimi francez, nuk dihet as nga Shkupi zyrtar.
Ministri i jashtëm, Bujar Osmani konsideron se është e drejtë që fillimisht të presim vendet anëtare të BE-së dhe mendimin e tyre për draft tekstin, para se të deklarohen si Qeveri.
“Jemi duke e analizuar çdo fjalë dhe nuk do të nxitojmë”, thotë Osmani, duke pasur parasysh edhe interesat e Maqedonisë.
Propozimi francez për zhbllokimin e Maqedonisë parasheh largimin e vetos më 23 qershor, kur Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së do të miratojë Kornizën negociuese për Maqedoninë dhe po atë ditë do të caktohet një konferencë politike ndërqeveritare.
Fillimi i negociatave parashihet pas ndryshimit të Kushtetutës nga Maqedonia, ndërsa për gjuhën maqedonase, ajo do të figurojë në Kornizën Negociatore pa shpjegime shtesë.
Formula franceze parasheh që Bullgaria dhe Maqedonia të dorëzojnë deklarata të njëanshme për gjuhën maqedonase, të cilat do t’i bashkëngjiten vetëm procesverbalit të konferencës së parë ndërqeveritare.
Në kornizën e negociatave thuhet se Maqedonia do të miratojë një plan veprimi kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe komuniteteve dhe rezultatet e prekshme nga zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë janë të detyrueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje