LAJMI I FUNDIT:

S’ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

S’ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

Pas dy orësh ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti me përfaqësuesit e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku tha se në takim kanë biseduar gjatë dhe theksoi se ka mbetur që Kurti me shkrim t’ia dorëzojë propozimin e tij.


“Me kryeministrin nuk u dakroduam sepse ne kërkuam të kthehet pika 3.1 që e ka ndryshuar kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës që e kanë larguar beneficionin e veteranëve të luftës që me ligj nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale… Ne i thamë që pika 3.1 të kthehet dhe seanca që do të mbahen ne vazhdojmë protesta”, tha Klinaku.

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së gjatë një konference për media

Sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së protestat do të vazhdojnë deri të rregullohet kjo çështje.

“Nëse qeveria këtë e rregullon më mire atëherë është çështje e qeverisë që të kontribuojë më shumë. Mund ta bëni më mire se që ka qenë po jo ta largoni pikën 3.1… E presim çka po dorëzon me shkrim”, tha Klinaku.

Ai tha se edhe në ditën që thërrasin seancë për lexim të dytë të Projektligjit për Pagën Minimale do të mbajnë protestë.

Sipas tij, arsyetimet e kryeministrit për numrin e veteranëve janë të pabaza, pasi sipas tij me atë merret Gjykata e jo qeveria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori