Presidenti sirian, Bashar al-Assad raportohet se bëri thirrje për njohjen zyrtare të “republikave” separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore të mbështetura nga Rusia si të pavarura nga Kievi.
Sipas kanalit në Telegram të Republikës Popullore të Donetskut (DPR), Assad u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të DPR, Natalia Nikonorova dhe shprehu mbështetjen për luftën e Rusisë kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO.
“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë vuri në dukje gatishmërinë e shtetit për të njohur Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk”, tha ministria e DPR, raporton foxnews.
Grupi pretendoi se Assad njoftoi “fillimin zyrtar të procedurës së njohjes dhe vuri në dukje se Ministria e Punëve të Jashtme [Republika Arabe Siriane] do të merrte menjëherë udhëzimet përkatëse nga ai”.
Presidenti rus, Vladimir Putin filloi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë në muajin shkurt, vetëm tre ditë pasi ai njohu “pavarësinë” e rajoneve separatiste.
Megjithëse Assad mbështeti pushtimin e Putinit në Ukrainë si një “korrigjim të historisë” dhe një “ribalancim ndaj botës” pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Siria ishte një nga vetëm pesë vendet, përfshirë Rusinë, që kundërshtoi një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënonte pushtimin e paligjshëm të Moskës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe