LAJMI I FUNDIT:

Imazhe të tjera nga xhirimet e klipit të ri të Noizyt dhe Loredanës që lansohet sonte

Imazhe të tjera nga xhirimet e klipit të ri të Noizyt dhe Loredanës që lansohet sonte
Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy, gjatë kësaj kohe ka sjell një sërë bashkëpunimesh të suksesshme.

Ai ditë më parë publikoi këngën e re “Alkool” në duet me Yll Limanin, gjersa një tjetër do të lansohet sonte (e martë).


Bëhet fjalë për një këngë me artisten shqiptare, Loredana Zefi, e cila tashmë është e njohur edhe në tregun ndërkombëtar.

Foto: Screenshot/Instagram

“Heart Attack” nga dyshja e famshme do të publikohet saktësisht në orën 23:59, siç rëndom ndodh me një pjesë të artistëve.

Noizy vazhdon me bashkëpunimet, paralajmëron duetin me Loredanën
Lexo po ashtu Noizy vazhdon me bashkëpunimet, paralajmëron duetin me Loredanën

“Heart Attack sonte ora 23:59”, thuhet në një postim të tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky nuk ka dyshim se do të jetë një nga hitet e kësaj vere, marrë parasysh fansat e të dy yjeve.

Klipi i këngëtareve duket të jetë realizuar në një vend më ndryshe e me pamje të mahnitshme. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)