LAJMI I FUNDIT:

Rifillon seanca e Kuvendit, PDK kërkon të ndërpritet sërish

Rifillon seanca e Kuvendit, PDK kërkon të ndërpritet sërish

Pas pauzës njëorëshe, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës rifilloi në orën 13:00.

Por, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, kërkoi që kjo seancë të ndërpritet sërish, deri në arritjen e një zgjidhjeje për veteranët.

Ai kërkoi që veteranët të ftohen për konsultim nga Qeveria Kurti.


“Padrejtësia duhet të përmirësohet. Ne do të mundohemi të jemi konstruktiv. Ju kemi kërkuar që të mos jenë shkak veteranët për përplasjet tona. Për hatër të atyre që po qëndrojnë jashtë në këto temperatura të larta, duhet që kjo seancë të ndërpritet dhe t’i ftojmë përfaqësuesit e veteranëve për konsultim”, tha Tahiri.

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbajnë sot protestë gjithëpopullore para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori